Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë. Ai është gjetur poshtë urës në autostradën Fushë Krujë- Milot, dhe është identifikuar si Aleks Kaçi nga Mamurrasi. Nga kqyrja paraprake e kufomës në trupin e viktimës ka pasur shenja gjaku në kokë dhe fytyrë. Hetimet kanë nisur në dy pista, atë të hedhjes nga ura dhe të një vrasjeje të qëllimshme. Kaçi ishte baba i shtatë fëmijëve.Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Laçit për kqyrje të mëtejshme.
Leave a comment