Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes pranë fshatit Nikël.
“Në aksin rrugor Fushë Krujë -Tiranë , në Nikël, shtetasi A.N., 51 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar më pasojë vdekjen, një shtetas rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.
o.j/dita
