Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur ditën e mërkurë në autostradën Fushë Krujë-Milot.
Një këmbësor është përplasur nga një automjet, që më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e për këtë arsye është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
s.a/dita
