Një tjetër shpërthim tritoli ka tronditur mbrëmjen e 24 nëntorit qytetin e Fushë Krujës.
Sasia e tritolit ishte vendosur këtë radhë në një godinë dykatëshe e cila shfrytëzohej për biznes, një kat ishte lokal një kat tjetër shfrytëzohej si dyqan lulesh.
Godina ishte në pronësi të Besnik Talit, që gjendet rreth 200 metra larg qendrës dhe komisariatit të policisë së qytetit.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 1:30 të natës dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima.
Por forca e lëndës eksplozive ka dëmtuar rëndë godinën dy katëshe ndërsa ka shkaktuar dëme në thyerje xhamash në ndërtesat përreth.
Besnik Tali kishte një dyqan lulesh dhe një lokal, të cilët janë shkatërruar plotësisht.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, duke u fokusuar tek konfliktet e mundshme të pronarit të ndërtesës, megjithatë deri tani nuk ka asnjë të dyshuar për autorësinë e vënies së lëndës eksplozive./Ora
