Një 12-vjeçare është aksidentuar për vdekje në zonën e Fushë Krujës. Policia e Durrësit bëri me dije se e reja me iniciale E.B, është goditur nga një automjet, duke ndërruar jetë më vonë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Kameras. Policia arrestoi shtetasi Ismet Kodra, 37-vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke drejtuar automjetin tip Benz, ka goditur vajzën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Largimi nga vendi i aksidentit”. /Dita/
