Edhe vëllai i dytë i arrestuar për shpërthimin e tritolit në një mobileri në fshatin Larushk pas një sherri të vjetër pronësie, ka qenë i dënuar nga drejtësia për grabitje me armë. Policia njoftoi se tashmë ka të ndaluar dy të dyshuarit për tritolin ndaj biznesmenit P. Rr., banues po në këtë fshat. I pari u kap në ndjekje Astrit Leza, 35 vjeç, i dënuar në 2004 për krime kundër pronës dhe liruar me amnisti në 2006 dhe më pas Skënder Leza, 29 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë.