Një magazinë me materiale ndërtimi është përfshirë nga flakët mëngjesin e djeshëm. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë, ndërsa mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur 5 makina zjarrfikëse, si dhe forca të policisë. Nuk ka persona të lënduar, por përhapja e flakëve vuri në rrezik 20 banesa që ndodhen pranë magazinës. Për të shmangur rrezikun është bërë ndërprerja e energjisë. Në vendngjarje shkuan për ndihmë edhe zjarrfikëse nga Durrësi dhe Kamza, me qëllim neutralizimin e flakëve. Policia ndërkaq, ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit.
