Fushë-Krujë, zjarri shkrumbon punishten e përpunimit të drurit

redaktor

Një mobileri është shkrumbuar nga zjarri në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e zjarrfikësve, por nuk kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit, çka ka sjellë djegien e të gjithë punishtes.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është luhatja e tensionit. Ndërkohë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Punishtja e përpunimit të drurit ishtë në pronësi të shtetasit Altin Rryta.

Pranë mobilerisë ka pasur edhe banesa, por fatmirësisht nuk janë prekur nga zjarri./ora

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *