“Zi-kaltër, apo bardhë- ngjyrë ari?”, ishte pyetja e cila tronditi gjithë botën, madje edhe shkencëtarët nuk ishin në gjendje për t’i bindur njerëzit. Famën e këtij fustani do ta shfrytëzojë shtëpia e modës “Roman Originals”, e cila ka krijuar fustanin origjinal me ngjyrë të zezë dhe kaltër.
Kjo shtëpi mode ka vendosur, për lumturinë e të gjithë atyre që e kanë parë këtë fustan me ngjyrë të bardhë dhe ari, që ta bëjë në një koleksion të limituar me ngjyrë bardhë dhe ari.
Megjithatë, koleksioni i fustanit do të jetë i limituar dhe do të dalë në shitje përmes një ankandi me qëllim për të mbledhur para për organizatën humanitare Comic Relief.

Per kenaqesin e atyre qe e shohin te bardh me ngyr ari qe ta shohin blu me te zez?