Futbolli grek pushtohet nga dhuna

Leda Hysa

Dhuna nuk ka munguar sërish në kampionatin grek të futbollit.

Pak orë para sfidës Olympiakos-AEK, tifozët kanë nisur të përleshen me policinë jashtë stadiumit “Karaiskakis”.

Një situatë e dalë jashtë kontrollit që fatmirësisht falë policisë u normalizua pas 10 minutash.

Ky nuk është takimi i vetëm që sot ka pasur incidente në kampionatin helen. Në sfidën PAOK-PAS Janina dy skuadrat tifoze janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përdorur sende të forta nga më të ndryshmet.

Edhe në këtë përballje u desh ndërhyrja e policisë, këtë e herë e forcave speciale, për të vendosur rregull.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *