Futbolli shqiptar në kaos, FSHF mesazh qeverisë

Ornela

FSHF ka dalë në një komunikatë sot dhe kërkon nga qeveria shqiptare që të përfshijë në skemën e punësimit edhe të punësuarit në klubet shqiptare të futbollit, që në kushtet aktuale po shkojnë drejt falimentimit.

DEKLARATA – Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër Këshillit të Ministrave dhe i ka kërkuar garantimin e anës financiare për të gjithë komunitetin e futbollit në Shqipëri, përmes një pakete kompensimi.

FSHF iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme urdhërit nr. 132 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale më datë 08.03.2020 duke pezulluar të gjitha aktivitetet futbollistike në vend, si dhe u kërkoi klubeve të marrin masa për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve dhe stafeve teknike.

Njëherazi Vendimi nr.243 i Këshillit të Ministrave i datës 24.03.2020 për Shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, ka ndaluar tërësisht punën e Federatës së Futbollit dhe të gjitha hallkave të këtij sektori në rang vendi.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *