Një ngjarje e rëndë për futbollin turk ka ndodhur mbrëmjen e së dielës.
Një minibus që kishte në bord 7 lojtarë të skuadrës së Superligës turke Alanyaspor ka pësuar një aksident tragjik, në të cilin ka humbur jetën futbollisti i kombëtares çeke Josef Sural.
Në minibus ishte edhe ish-sulmuesi i Newcastle United dhe përfaqësueses së Senegalit Papiss Cisse, i cili bashkë me 5 lojtarët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Sural 28-vjeç, u transportua me urgjencë drejt spitalit më të afërt por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.
E pabuesueshme sesi një klub profesionist që pozicionohet në vendin e 5-të të Superligës turke nuk ka një autobus për të udhëtuar drejt transfertave dhe për të kthyer në Alanya, pasi në gjirin e saj Alanyaspor ka edhe lojtarë që paguhen me miliona euro.
Sipas asaj që ka thënë dhe presidenti i klubit, duket se aksidenti ka ardhur si pasojë e përgjumjes së shoferit. Futbollistët po ktheheshin në Alania, pas transfertës që kishin ndaj Kayserispor me një minibus të marrë me qira.
Josef Sural ishte transferuar te Antalyaspor vetëm në janar të këtij viti nga Sparta e Pragës, por aventura e tij e parë jashtë Çekisë zgjati vetëm pak muaj dhe përfundoi në një mënyrë tragjike.

j.l./ dita
