Fansat e futbollistit të Çelsit, Eden Hazard, janë zhgënjyer nga sjellja e këtij të fundit gjatë ndeshjes Çelsi-Svansea. Hazard dhunoi në mes të ndeshjes një adoleshent, veprim ky që acaroi tifozët e pranishëm në stadium dhe ata që po e ndiqnin ndeshjen direkt nga ekrani.
Gjatë ndeshjes, topi ka kaluar jashtë vijës fundore, ku është kapur nga një prej djemve që rinë jashtë fushës. Në momentin që Hazard ka dashur të marrë topin, djali e ka mbuluar atë me trupin e tij. Në këtë moment, futbollisti e ka goditur djalin me shkelm në kokë.
Tifozët në stadium kanë reaguar duke e sharë Hazardin, i cili më pas është shfajësuar duke thënë se po përpiqej të nxirrte topin me këmbë dhe nuk ka dashur të godasë djalin. Ai ka kërkuar publikisht falje, një veprim që është bërë më pas edhe nga drejtuesit e skuadrës së tij. Mësohet se djaloshi që mori topin, është djali i drejtorit të ekipit kundër të cilit po luante Hazardi, për të cilin tashmë kanë nisur telashet.