Fotoja e Ridgewell të WBA është botuar nga “The Sun”, cilësohet i sëmurë
Liam Ridgewell, mbrojtës i West Bromwich Albion, është kapur duke përdorur paratë si letër higjienike. Fotoja është botuar nga tabloidi britanik “The Sun”, ku duket lojtari 28-vjeçar teksa pastron të pasmet me kartëmonedha 20-sterlinëshe, të shpërndara lart e poshtë në dyshemenë e tualetit, me vlerë rreth një mijë sterlina. Futbollisti është përpjekur të justifikohet duke thënë se është një foto e bërë tetë muaj më parë, si shaka ndaj një miku të tij. “Duhej ta shihte vetëm ai, por tani është botuar në gazetë. Më vjen keq nëse kam ofenduar ndokën”, është shprehur Ridgewell. Ai fiton rreth 1 milion sterlina në vit dhe pamja e pakëndshme ka ngjallur shumë pakënaqësi në klub dhe te tifozët, të cilët e kanë quajtur si “të sëmurë”. Tifozi që zbuloi foton u shpreh: “Njerëzit në West Bromwich fitojnë vetëm një pjesëz të vogël të asaj që paguhet ky idiot, i cili tallet me fatin e mirë. Më vjen për të vjellë. Gjithmonë kemi menduar se futbollistët janë palaço arrogantë e të superpaguar dhe kjo foto thjesht e vërteton këtë gjë”.
Ndërkaq, pasi kanë parë foton, shokët e tij kanë reaguar duke i mbushur dollapin e vet në dhomën e zhveshjes me letër higjienike, shoqëruar me një kartëmonedhë 20 sterlina. Lojtari tjetër i skuadrës, Steven Reid, i ka bërë një foto dollapit të mbushur me letër higjienike dhe e ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter, ku ka rreth 30 mijë ndjekës. 31-vjeçari i vuri fotos diçiturën “Gjeni i kujt është dollapi”. Më pas shtoi se “atmosfera në stërvitje ishte flakë fare sot”.
Vonesa të cilat nuk janë pranuar nga ministri i Punës, Spiro Ksera, i cili ka lëshuar batuta ndaj Avokatit të Popullit, institucion ky që ka kritikuar herë pas here Ministrinë e Kserës për mospërmbushjen e detyrimeve të saj.