Futbollisti i kombëtares Sokol Cikalleshi është bërë baba. Ai është bekuar me ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë, shkruan Dita.
Nga martesa e tij me bukuroshen Kornelia ka ardhur në jetë një vajzë të cilën ata vendosën ta quanin Rajna.
Ka qenë vetë futbollisti ai qe ka lajmëruar në rrjetet sociale për këtë bekim në familjen e tyre.
“Zyrtarisht baba! Falenderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote.’’, kanë qenë fjalët e Cikalleshit.

