Futbollistja stërvitet 5 muaj e gjysmë shtatzënë

Ornela

Dëshira për të zbritur në fushë nuk e ndalon as shtatzënia. Episodi i veçantë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me futbollisten, Sydney Leroux që është stërvitur me skuadrën e saj, Orlando Pride edhe pse është 5 muaj e gjysmë shtatzënë.

Para sezonit të ri, ish-futbollistja e Vancouver Whitecaps dhe Kansas City shihet duke bërë stërvitjet, teksa në qendër të vëmendjes mbetet barku i saj.

“Nuk mendoja se do t’i filloj stërvitjet e turneut parasezonal 5 muaj e gjysmë shtatzënë, por ja ku jemi!”, shkruan Lerous në llogarinë e saj në rrjetin social “Twitter”.

“Punoj me topin, bëj pasime. Nuk e vendos veten në situata ku mund të më godasë topi. Nuk bëj vrapime me intensitet të lartë dhe e dëgjoj gjinekologun tim, i cili më tregon se çfarë nuk më lejohet të bëj”, ka thënë amerikania.

Sydney Leroux ka bërë 77 paraqitje për ekipin kombëtar të Shteteve të Bashkua të Amerikës. Ky klub e nis sezonin muajin e ardhshëm, me ndeshjen kundër Portland Thorns.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *