Arrestohet në portin e Vlorës një shtetase italiane.
Ndalimi i saj u bë nga policia kufitare për shkak se kjo shtetase tentoi të hyjë në territorin e vendit tonë me një automjet, i cili dyshohet se është i vjedhur.
Mjeti tip Mercedes-Benz drejtohej nga shtetasja Carolina Sena.
Materialet në ngarkim të saj iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
