FUTU NË PD, ADELË (replikë me replikuesen time)

redaktor

Ka tre lloje shkrimesh dhe shkrimtarësh në limbon e parazgjedhjeve. Shkrime dhe shkrimtarë pasioni, shkrime dhe shkrimtarë me pagesë dhe shkrime snobash që janë të talentuar sidoqoftë, që nga australopiteku e këtej.

Shkrimet dhe shkrimtarët e pasionit në përgjithësi nuk lexohen, duke qenë se krijimtaria e tyre është e përngjashme me dufet romantike që i gjen varur si në mure pallatesh ashtu dhe në mure fejzbukësh. – Mira, të dua, Erion, të “urrej”.

Autorët ja kanë dalë të mbushin hapësirat dixhitale me dashuri me rezultate negative, sa trishtimi i tyre të bën mos ta kapërcesh dot reshtin e tretë. Duhet thënë se populli që evokohet nga të gjithë, për këtë kategori vetë nuk ankohet. Të paktën romantikët nuk e akuzojnë popullin si pisanjos. Punë s’të bëjnë, por as të stresojnë.

Kategoria e dytë, ajo e shkrimeve me pagesë karakterizohet nga nxitimi. Ankthi i autorit për ditën e pagesës, profesionalizëm të natyrshëm si dhe drejtim njëkalimsh të shkrimeve. Një për të gjithë, e të gjithë për një. Kjo sjell deficencë në dëshirë, se nëse ke lexuar të “parin”, e ke lexuar të gjithë telenovelën e mendimit të personit që shkruan dhe fiton jetesën nga kjo aftësi e tij. Dhe këtu populli është shqetësimi, por që populli vetëofrohet për t’u sakrifikuar. Autori është talent me mëditje. Është dhe vetë, pa e ditur, popull aktiv.

Kategoria e tretë, ajo e talenteve të trishtuar dhe virtuozë është më interesantja. Së pari, shkrimet fillojnë me deklarata kundër militantëve. Me pak fjalë, dikush nuk ka marrë seriozisht mendimin e jo­militantëve. Në mungesë të mendimit konstant, shkrimi i përkushtohet me siguri vetes. Gjithçka do të tejçojë shkrimi përtej shkrimit, është si ato paralajmërimet me gërma të vogla përgjatë reklamave të ilaçeve: GJENI, tani quravituni që s’e kishit kuptuar në jetët tuaja prej milituesish. Konkuruese me: Shkakton temperaturë apo shqetësime të tjera……

Ja pse përmenden që në krye të shkrimit adhuruesit e Chuck Norris dhe motrave Vjollca për shembull. Me përçmim të fshehur pas rreshtave. Fakt ngelet që kur s ́ke fakte, argument ngelet “injoranca” e dikujt tjetër. Ky talent ka tempujt e vet; inboxin në Fejzbuk apo bar Radion mbrëmjeve të pagjuma. Sigurisht që narcizizmi i netëve cool, nuk dëmton njeri. Nuk sjell dëm as që pas largimit drejt shtratit të lavdisë të shkrimtarit, “miqtë” e tij më të mirë e krahasojnë me Elisën, apo talente të tjerë të mëparshëm. Kjo s’e mërzit popullin, sigurisht. Ajo që bën dëm është se kategoria e mësipërme pavarësisht se shkrimet i bën nga insomnia kronike, interpelohet në emër të popullit që për të përballuar ditën që vjen, po fle.

Ky afrim me plebejtë vjen në distancë të shëndetshme nga era e djersës dhe injoranca. Populli ushqehet me misër dhe jo me crudo, pi raki dhe jo koktejle. Kategoria e snobëve të rinj nuk kanë dhe nuk do ta shohin kurrë popullin. Nuk do të sforcohen kurrë se kjo do t’u prishte ndjesinë e mirë që kanë për qytetarin e thjeshtë, siç e thërrasin me dashuri. Njëlloj sikur Iphone 6 të fliste për iphone 1. Janë i njëjti lloj, por me mijëra kilometra dritë zhvillim.

Duke ardhur tek replikantja Adela H...

Adela mu përgjigj për çfarë deshi, jo për çfarë lexoi. Kjo nuk më bezdisi. Më dha mundësi të shkruaj dhe unë për fenomene që lidhen me llojin e shkrimit që mu përgjigj. Nga ana tjetër, më duhet të ritheksoj se në llojin e vet të opozitës ka shumë probleme në ngritje kritikash. Nuk mund të përfaqësohesh nga linja populiste që krijon emocion me dasma dhe pallavra të tjera rozë. Opozita që nuk di të analizojë mbi politika, por mbi pjatanca me kaçkavall, i ka ditët për në pushtet të largëta.

Adelën si duket e prek pasioni rozë i revistave me paparacë. Urime për fustanin e bardhë të ndërgjegjes që u mundove të tregoje, por e vërteta qëndron pak ndryshe. Adelës (si shumë Adelave të tjera) nuk i bën përshtypje që kërkoj pikërisht të kundërtën në shkrimin tim. Analizën mbi fakte. Adela shkon me bindje më larg akoma dhe heq nga lista e vlerësimit gjykatën. Realisht as unë nuk besoj tek gjykatat. Kam arsye më shumë se Adela. Kam punuar gjatë në to. Me ngjarje shumë të rënda për jetën publike të këtij vendi.

Por nuk besoj as në Gjykatën e Fejzbukut. E mbushur me mllef dhe vlerësues të llastuar, që bëhen të gjallë vetëm për evente rozë. Më urrejtje ka për festivalin europian sesa për të vrasësit e 21 janarit. Më gjykim ka për dasmën e Erionit sesa për privatizimet e minierave.

Moralizmi shterp i përqafuar nga moralistja e porsa vetë­emëruar, heq prezumimin e pafajësisë dhe ndryshon subjektin e barrës së provës. Këtë funksion, popullsisë ka 25 vjet që ia kryen një hero tjetër, Sali Berisha. Kjo teknikë e gjykimit me ndjeshmëri publike që qëllim kishte vetëm verbërimin sistematik të opinionit publik, çoi vetëm në përfitime politike. Rezultati shumë i mirë i kësaj teknike (moralizëm pa prova), ka sjell pandëshkueshmërinë totale për zotat e politikës.

Ti kishe frikë Adela, por ajo që kërkon tek i njëjti rezultat të çon. Në rastin më të mirë jemi para një tentative moraliste me nota mazokizmi, Adelë.

Mënyra si mund të vlerësohet Veliaj, do ishte një analizë mbi punën e tij si ministër. Nëse reforma e pensioneve është apo jo ajo e duhura. Nëse shkolla profesionale janë drejtimi i duhur për të rinjtë. Nëse përpjekjet e tjera për komunitetet ja vlejtën apo jo. Erioni ka marrë përsipër shumë, duke u propozuar si njeriu që do të drejtojë Tiranën, dhe mua kjo më intereson ta analizoj për ta votuar ose jo.

Sa për dasmën e tij, shpresoj që të jetë e fundit, se nuk po përqëndrohet njeri tek ajo që duhet të ndodhë me qytetin, por me pjatat dhe dasmorët.

Meqë Adela shkruajti pikërisht në fushatë, fakti që Erioni mund t ́i duket Adelës fallso ja lëmë Adelës në të drejtën e saj të shijes. Po do doja të dija nga Adela se si e përkufizon ajo fjalën fallso në një fushatë elektorale. Ose më saktë, ku është kufiri midis të vërtetës dhe fallsos gjatë një fushate elektorale? Nëse një kandidat tjetër po e bën fushatën “më pak fallso” a nuk mbetet përsëri në thelb po fallso? Nuk e di Adela si intelektuale se ç’është një fushatë elektorale? Megjithatë ajo prapë ka të drejtë mos t’i përputhet shijeve të saj niveli i fallsitetit (çështje sasie gjithmonë). Adelë, ti vendose që “zhvirgjërimin” politik ta bëje pikërisht me Veliajn. Shkrimi yt i parë, që përkon me të 1000­tin kundër kandidatit tregoi forcë në akuzë, por jo në logjikë.

Dhe kur flet për të rinjtë, Erioni është i pari që nuk është midis 45 dhe 55 vjeçarëve që kanë 25 vjet që drejtojnë këtë vend. Logjika ngec se i kërkon të jetë i ndryshëm nga kategoria të cilës ti druhesh që do t’i ngjajë. Nuk ka asnjë të ri që të drejtojë Shqipërinë, sepse asnjë i ri nuk po ja del të mbijetojë sulmeve të kolauduara të brezit që praktikisht lindi në pushtet.

Brezi i ri ka në axhendën e vet vetëm sulme ndaj llojit të vet. Kjo ishte arsyeja pse përmenda zilinë. Dhe ti duke mu përgjigjur për zilinë, vetëm më konfirmove që të rinjtë si ty do jenë aktivë vetëm për të goditur të njëllojtin që lëviz drejt pushtetit. Duke u marrë me moshën e rinisë, Adela vërtit pa emocion “jataganin” e saj mbi “brishtësinë” e kësaj moshe përballë mundësisë për t ́i bërë gjërat ndryshe. Pedantizmi i këtij opinioni më bën të aludoj mbi moshën e Adelës si fillim. Mos ndoshta asnjë i ri nuk e ka luksin të besojë tek një ndryshim dhe të fillojë ta aplikojë te vetja duke bërë gjëra konkrete? Mos ndoshta kjo shpata që pret kokat, përsëri i shërben përhapjes së Berishizmit? “Bataku nuk ndryshohet”. Po sigurisht nuk mund të ndryshohet derisa ka të tillë jataganë nga baret “in”, që presin koka me profeci që ndihmojnë të autorealizohen.

Futu në PD, Adela!

Opozita është një nga dy patericat ku mbështetet demokracia neoliberale që jetojmë me kaq “gëzim”. Që sistemi të funksionojë duhet të ketë dy energji që konvergojnë mes tyre. Ndërrimi i pushtetit me rotacion partish. Gjithashtu dhe ndërrimi i pushtetit brenda forcave që propozohen për marrje pushteti. Futu në PD, shmangu snobizimit që të bën të jesh aktive vetëm kur një i ngjashëm me ty i afrohet pushtetit. Bëj diçka konkrete. Analizo më mirë difektet e një fushate dhe mos u merr me lugë e pirunj që i gjen të gatshëm nga mediat. I ke mundësitë, por të mungon dëshira me sa duket. Mos fol në emër të disa principeve të përgjithshme, dhe ku të mos marrësh asgjë përsipër është kaq e lehtë. Futu në PD edhe se do gjesh të ngjashëm. Që lexojnë shkrimet për t ́u përgjigjur si Berisha, që përtej çdo pyetjeje jepte përgjigjen që kishte në mendjen e vet. Futu Adelë.

P.S. Për mua Militantë janë Che Guevara, Xheni Karaj, Oscar Wilde, Qemal Stafa, Antonio Gramshi, njerëz që kanë ndryshuar botën pa patur konsensus publik. Ai nuk i duhet militantit.

 

 

*********

Shkrimi me të cilin replikohet mund të lexohet: këtu

Shkaku i replikës së parë mund të lexohet: këtu

Share This Article
26 Comments
  • Nga Kastriot Myftaraj

    Erion Veliaj, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kur debatohej për çështjen “Pango” shprehu pikëpamjen se edhe pse përgjimi është dhunim i privatësisë nga ana ligjore, ai (Erioni), kur është fjala për interesa publike, e pranon këtë shkelje të ligjit, se siç tha Erioni, me një buzëqeshje ironike, një frazë të manualeve sorosiane të imazhit: “Po nuk shkele ligjin, nuk merr Çmimin Pulitzer”. Edhe unë jam me pikëpamjen e politikanit të ri Veliaj dhe shpresoj që Erioni ta shikojë në këtë sens edhe një investigim të pritshëm për atë, se cili është fëmija ilegal që ka në Shqipëri Presidenti aktual iranian, Ahmadinejad. Në website të opozitës iraniane jashtë vendit, është dhënë lajmi se Presidenti Ahmadinejad, i cili e ka vizituar Shqipërinë në kohën e regjimit komunist, në vitin 1979, pas Revolucionit Islamik në Iran, ka në Shqipëri një fëmijë ilegal që është bërë një figurë e shquar politike në Shqipëri. Sa e vërtetë është kjo gjë nuk dihet, por duhet investiguar. Të dhënat e websiteve të opozitës iraniane jashtë vendit, duhen marrë po aq të vërteta sa ç’ u morën të dhënat e disa websiteve të huaja në rastin e Damir Fazlliç, i cili mbi bazën e të dhënave me një prejardhje të tillë u shpall serbo-boshnjak dhe nipi i ish- shefit të shërbimit sekret të Serbisë, Stanisiç. Pra, precedenti ekziston dhe duhet ndjekur edhe në rastin e websiteve iraniane. Të dhënat që jepen në websitet e opozitës iraniane nuk duken apriori të pabesueshme se dihet se regjimi komunist shqiptar kishte marrëdhënie të mira me regjimin islamik që erdhi në fuqi në Iran pas revolucionit të vitit 1979. Në këtë kuadër midis Shqipërisë dhe Iranit ka pasur shkëmbime të dendura delegacionesh të ndërsjella. Në këtë kuadër, edhe Presidenti i tashëm iranian, Ahmadinexhad ka vizituar Shqipërinë në vitin 1979, sipas atyre që thuhen në muajin mars. Ahmadinexhad ka qenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Berat. Ai sipas të dhënave ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë të huaj në Shqipëri në atë kohë. Gjëja e veçantë në rastin e Ahmadinexhad është se ai ka qenë stërvitur edhe nga një oficere shqiptare femër. Nuk mund të mos ndihet krenar njeriu gjithsesi, kur një femër shqiptare ka stërvitur një njeri si Ahmedinexhad, i cili pavarësisht nga të tjerat, nuk mund të mohohet se është një burrë trim. Kjo femër shqiptare të shëmbëllen me një amazonë, një Shqiponjë. Sigurisht që ekzistenca e një fëmije të Presidentit iranian në Shqipëri, është një gjë që e justifikon një investigim, duke dhunuar dhe privatësinë e këtij iraniano-shqiptari enigmatik, aq më tepër që supozohet që ai të jetë dhe një figurë e njohur politike në Shqipëri. Në botë investigime të tilla janë të njohura dhe janë bërë deri edhe ndaj personaliteteve të tilla politike si Tony Blair, për të cilin u zbulua se nuk ishte i biri natyral i prindërve të tij, porse ata e kishin gjetur pasi qe braktisur nga prindërit e tij natyralë, një çift aktorësh shëtitës. Blair më pas e pranoi edhe vetë këtë gjë. Pse të mos e ndiqte shembullin e tij edhe politikani misterioz shqiptar, aq më tepër që tash Ahmadinexhad po jep shenja se kërkon të bashkëpunojë me Perëndimin dhe veçanërisht me SHBA. Për të filluar investigimin, unë kam siguruar një libër për Ahmadinexhadin të botuar në Britaninë e Madhe, ku ka shumë fotografi të kohës së rinisë të Ahmedinaxhadit, kur ai qe 30 vjeç, aq sa ç’ është sot djali i tij i supozuar në Shqipëri. Në investigimin tim unë do të veproj si një dishepull i Erion Veliajt, duke dhunuar privatësinë për interesa publike. Metoda që kam zgjedhur është që të krahasoj fotografinë e politikanëve të rinj shqiptarë, të moshës 30 vjeç, me atë të Presidentit Ahmadinexhad. Më pas do t’ ia le publikut të gjykojë se kush është i biri i Ahmadinexhad. Ai politikan që do të rezultojë se i ngjan Ahmadinexhadit, ka të drejtën që të japë shpjegime para se të bëhen deduksione të mëtejshme, mbi bazën e fakteve që nuk është vendi të përmenden në këtë shkrim. Kjo metodë nuk është më pak e vlefshme sa edhe përgjimi i “Fiks fare”, madje është më serioze, se ngjashmëria fotografike mund të trukohet, ashtu si audioregjistrimet, derisa është fjala për krahasimin e fotografie që gjendet në një libër të botuar nga një shtëpi botuese shume serioze në Britaninë e Madhe ku Erion Veliaj pretendon se ka marrë një master (apo mos duhet të themi është bërë master) dhe fotografisë së një personi që është aktiv në politikën shqiptare sot. E mira do të ishte që në këtë investigim të angazhohej dhe Erion Veliaj se ai, me lidhjet që ka jashtë vendit, ku prezantohet veç të tjerave edhe si gazetar, mund të fitojë Çmimin “Pulitzer”. Unë, me një altruizëm të sinqertë profesional, do t’ ia kaloja të gjitha të dhënat që kam, në mënyrë që ai ta vazhdonte investigimin. Se ku dihet, mund të ndodhë që djali ilegal i Ahmadinexhad të jetë në partinë e Berishës, dhe kjo do ta rritë shumë kreditin e Erion Veliajt tek e majta. Por, përtej ironisë, tash që jemi me përshtypjet e emisioneve të Aida Shtinos dhe Rudina Magjistarit, ku ka pasur edhe disa raste ku janë takuar fëmijë me baballarët e tyre që nuk i njihnin, nuk është çudi që kulmi i këtyre emisioneve të jetë takimi i një politikani shqiptar me Presidentin iranian. Sigurisht që Presidenti iranian, i cili në atë kohë ishte një djalë i ri, nuk ka pse të ketë ndonjë embarracim për këtë aventurë rinore, se gjëra të tilla ndodhin në këtë moshë në çdo vend të botës. Kjo histori nuk e cënon dinjitetin e tij. Përndryshe kjo histori ndoshta cënon reputacionin e djalit të tij shqiptar, por supozohet që ai të jetë aq i emancipuar nga paragjykimet, sa të krijojë një standard të ri emancipimi në shoqërinë shqiptare. 9 Prill, 2015

    • Po qe per t’i ngjare Ahmandinexhadit si nga pamja, si nga zeri e grimasat nje ka Shqiperia: eshte Alibeaj ne vend

    • Urojme nje fitore gjigante te Aleances per Shqiperine Europiane ne te Gjithe Shqiperine per te larguar te paaftet e pd se qe kane mbajtur te uzurpuar dhe kane rrjepur fondet qe jane dhene per zhvillimin e bashkive dhe komunave te cilat i kane uzurpuar per vite me radhe.
      Urojme nje fitore sa me te thelle te Koalicionit te Drejtuar nga PS e LSI ne te gjithe Shqiperine, ne Tirane, Durres, Lezhe, Shkoder, Elbasan, Diber , Bulqize dhe ne te gjithe Shqiperine.
      Eshte i vetmi Koalicion ku kane shprese Shqipetaret se do te vihet rendi siguria dhe barazia perpara ligjit dhe kudo tjeter e qytetareve Shqipetare.

    • kastriot myftari ( myftar=kryeplak ne turqisht) eshte vertete nje kryepsikopat fantastik. Duhet te shpallet monument i hajvanerise !

  • Adela le te futet ne PD ti ik mbaro njehere shkollen,jo si ministri i rilindjes se mjedisit me shkolle tetevjecare te blere ne tetove diplomen e shkolles se larte ,ke bredhur 2 vjet xhunglave te afrikes dhe i quan shkolle te larte ne angli, mjere rilindja e vdekur e socialisteve te vertete.

    • O idjote merrni nje brisk dhe rruajani mire Erionit se dipllomen e ka marre ne USA ju klyshet e sali kurves e keni marre dipllomen pa pasur as 8 vjecaren……

  • ke te drejte erjoni vetem ka shitur fiq dhe ka goditur me domate socialistet para se te vinte ne pushtet.po aq shkolle ka cte bente tjeter i ziu

    • O Iliri.
      Ju duket gallate e madhe qe permendni fiqte e Erjonit.
      Puna eshte qe ne 21 qershor Erjoni do ta rrezoj nga fiku “kryetarine partise m te madhe opozitare”.
      Si thua ti, a eshte nje vleresim i votuesve shqiptare ky per Erjonin “e fiqve”??

  • Duhet te jete ndonje orientim i qofte largut Sali,perndryshe nuk ka si te spjegohet fakti qe militantet e P D-se vrapojne me zell te paret te komentojne duke treguar se mbeten spiuna te perulur dhe pa shtylle kurrizore apo me thjeshte pa bythe.

  • O Ando na trego ca ke bo naj gje tbukur me detyren qe te kan caktu…se mbaj mend se ku te emeruan…e di qe kape nje post po sme vjen ndermend…ke bo naj artikull per veprimtarine qe mbulon qe ta lexoj dhe te kujtohem…

  • Erjoni ka vetem nje defekt: Gruan
    Per te tjerat nuk ia ha qeni shkopin.
    Po te permiresonte pak edhe kete manine per te shoqeruar cdo pune me shou dhe zhurme, do ishte perfekt.
    Besoj qe Tirana do flasi vete, nese realisht do kete ndryshime nen drejtimin e tij

  • Qenkan bere disa komente kunder Erjonit 🙂
    Me siguri stafi i Erjonit nuk e ka vene re akoma publikimin e ketij shkrimi.
    Pas pak parashikoj nje lume komentesh me emrat “tiku”, “liku” “fiku” “riku” qe do thone te njejten gje ne menyren em idiote te mundshme ne mbrojtje te Erionit.
    Nuk kam asgje me Erionin, as me Diten, madje mendoj qe Dita eshte gazete e hapur dhe Erjoni kandidati me pak i keq nga ata qe kandidojne per tiranen, por komentet e stisura ne Tema dhe Dita sa here shkruhet per Ramen dhe Erionin jane nje turp qe nuk duhet lejuar te ndodhe

  • Propagande e madhe, jan hedhur leket lume nga sali Berisha & co,te sajohet cdo gje kunder Edi Rames dhe Erion Veliajt si edhe kandidateve te tjere te ps-se.Fushate e madhe e cila po ta shohesh me vemendje eshte dhe antikombetare.Shiko cfare shkruan ky spiuni,, Kastriot Myftaraj….qe ne fakt eshte dhe nje derr gomari,,,,dhe per turp qe edhe shtypi apo mediat e publikojne.Ne fakt kam lexuar qe nena e tij eshte e mbarsur me nje gomare dhe ka lindur myftarajn.Shiko se cfare perrallis Kreshnik Spahiu,,, te emisioni I Canit,Eshte paguar pa fund vetem e vetem te flase dhe te sajoje cfare te doje kunder Edi Rames,megjithese drejtesine e drejton Berisha,, megjithese Gjin Gjoni eshte emeruar nga vete Kreshnik Spahiu ,,ai prape akuzon Edi ramen,,Shiko cfare ben Pd-ja,,,,aleance me PBDNj-ne,me kandidatin qe kerkon percarje etnike dhe fetare…Pra..Edi Rama ka terbuar qarqet antishqiptare,,,te cilat jane hedhur ne veprim me agjentet e tyre ,,per te sajuar dhe shpifur…

  • Sa i paska djegur Andi Kananajt shkrimi i Adeles! Ndryshe nga Adela Andi edhe kur perpiqet ta sulmoje ate bie pre e akuzave te veta, e akuzon per snobizem por ne pak rreshta bie pre e snobizmit. Me sa duket mjaftistet e kane si semundje ngjitese llafollogjine pa fund e pa krye sepse te gjithe flasin e flasin pa mbarim pa shkuar asnjehere ne thelb te gjerave. E pra kush mburret se ka bere shkolla perendimore, sidomos ato anglosaksone, duhet ta dije se baza e tyre eshte sinteza dhe mendimi sintetik. nejse mund tu falet atyre qe shkollat i kane frekuentuar sa per te bere selfie.
    Megjithe perpjekjet Andi nuk eshte i prere si tregetar fiqsh sepse fiqte qe kerkon te shese nuk po ia blen njeri. Mjafton te lexohen reagimet e komentuesve ne shkrimin e tij dhe ate te Adeles per te pasur nje ide, natyrisht jo ato te endrinave qe shkruajne me pagese.
    Reagimi i mllefosur i Andi Kananajt tregon me se miri se Adele ka qelluar ne shenje pikerisht ne thembren e Akilit te mjaftisteve, thelbin dhe gjerat konkrete.
    Me sa duket Andi Kananj eshte i vetmi qe nuk e ka kuptuar se sa qesharake tingellonte mbrojtja e tij per Erion Veline.
    Erioni mburrej se perfaqesonte shoqerine civile por e kuptoi vetem nga votat se ai perfaqesonte vec veten dhe etjen e tij per karrierizem e pasurim te shpejte, ashtu si sot qe mburret se perfaqeson te rinjte e PS-se kur vete baza e PS-se nuk do ta shohe me sy, prandaj une uroj: Pacim sa me shume Adela e sa me pak Erione

  • Adela na nxorri mallin e sekretareve te partise. Gjithe ai rigorozitet per te shkruajtur mbi nje teori te gabuar dhe te rrezikshme ne thelb, pervecse antikushtetuese dhe antiligjore. Ta perdori rigorozitetin dhe energjine per dicka me serioze, dhe jo per sulme dylekeshe. Me njerez si Adela, Erionet vazhdojne shumohen!

    • Tironsi,
      jane njerezit si Kananaj qe shumojne Erionet. Adela vecse i gervishti pak ate shtresen e trashe te hipokrizise prandaj Kananj kerceu si gjel.
      Nejse ndoshta per rastin tend eshte me mire qe te provosh pasojat ne kurriz qe te kuptosh rendesine e kritikave ndaj ketij pompimi te tejmase mediatik te figures se Erion Veliajt.

  • “Prej qindra vjetesh me rezulton se opinioni publik shpesh ka qelluar me i keqi i opinioneve” – ka thene nje shkrimtar qe s’ia mbaj mend emrin.Por sidoqofte, ajo qe perfaqeson shtypi i shkruar eshte debati mbi pranimin dhe refuzimin e ketij opinioni. Orwell ka bere nje shkrim- manifest me titulli”Perse shkruaj?”,le ta perktheje ndokush me mire nga anglishtja, se komentatoret e gazetave merren me ngjyren e bojes se makines dhe aspak me mekanizmat qe e vene ne levizje. Megjithate, te mbetem tek tema,nje kusheriri im mbaroi universitwtin shteteror ne Shqiperi, e takova para nje muaji; problemi krucial eshte sesi te punesohet, ndonje “cope mesues” a dicka e ngjashme. I thashe te futej me partine socialiste per ti rene shkurt panairit te kotesive. Para ca ditesh e pashe ne Facebook me pankartat e LSI ; akoma me praktike zgjedhja…Futu Adele ne PD dhe ishalla je me kinge se Grida Dume, ishalla grin sallate mediatike nga kuintali e siper dhe do te bejne “koordinatore”, deputete dhe doktore shkencash. Edhe Erjoni po te ngelej tek Mjafti s’do behej kurre minister dhe kandidat per kryetar bashkie apo partie. Por ti Adele “merre me leng se mishi ka mbaruar”, kush i hyri i pari valles sot eshte skllavopronar me “letrat ne rregull”. Leshon ndonje tollumbac superambasadori por nuk e ka me gjithe mend, ndofta u kujton skllavopronareve qe te mos i bejne bisht fuksimit te njeri -tjetrit nje here ne jave tek ambasadat.

  • DIL NGA PD ANDI
    E kam lexuar Adelen dhe me pelqeu shume edhe pse nuk e kam ndeshur kete emer me pare. Replika e Andit , megjithe kohen qe paska marre dhe seriozitetin qe i ka kushtuar (jo cilesise se shkrimit por dhenies se pergjigjes) qenka po aq arrogant , pa thelb e argument sa i pari por kete here shtoi dhe zemeraten qe dikush e ka sfiduar mencurisht. Kete nuk e durojne dot ish- mjaftistet. Kete nuk e durojne dot Ramistet. Karakteristike qe buron jo nga elitizmi dhe supremacia e dijes dhe pervojes apo e perfaqesise por nga provincializmi dhe superficialiteti dhe sidomos arroganca shume e dallueshme e ketij grupimi. Kananaj mban sot nje post e drejton sot nje bord qe e djallosi qe ne muajin e pare me fondet e para te dhena dhe zgjedhjen e perfituesve. Te isha ne vend te tij do te kisha mbyllur gojen njehere e mire ne vend te hidhja ato rrreshta te shplare ne mbrojtje te mikut te interesave. Sa i perket punes 18 mujore te ministrit Veliaj ne ate ministri , ngritjes se drejtorise se projekteve kulturore me ne krye e ne permbajtje mjaftiste, perfshirjen e pakuptimte te se shoqes ne ngritjen e fondeve per evente kulturore qe mbeshteteshin nga kjo drejtori e nga stafi i Ministrise se te shoqit , marrjen e tenderave publike me shuma te medha nga burri i zv ministres se kesaj ministrie etj (Nuk po permend te vellain ketu se atij ja jep parane publike kryeministri , pa droje fare) Kananaj ose nuk ka informacion ose nuk i intereson ose eshte pale . Se perndryshe, do te me dhimbsej me shume nese nevoja per te folur i buron thjesht nga detyrimi pa kushte ndaj partise , interesave postmjaftiste apo ndaj postit qe mban dhe e mban peng. Dil nga PD Andi. Dil Andi nga PD se duket sikur e ka shkruar Berisha shkrimin e mesiperm. Ju ka bere nje dem te pakthyeshem ai.

  • Nuk e njoh Adelen, por nga ato dy rreshta qe lexova per te tek website-i i BIRN-it ku u botua artikulli i saj, duket se eshte nje pale shume me e paanshme ne gjykimin e Veliajt ne vecanti e te qeverise se kryesuar nga Rama ne pergjithesi (por edhe te opozites!), se sa Andi Kananaj. Pervec faktit qe Andi Kananaj ka nje histori te gjate bashkepunimi me Veliajn e Ramen, ai ka nje pozicion kyc ne qeverisjen e sotme. Kjo minimalisht duhet ta kishte nxitur Kananajn te tregonte kujdes dhe maturi ne pergjigjen e tij, per te shmangur cdo hije dyshimi tek lexuesi qe ai nuk eshte vecse nje b****lepires qe vecse mbron interesat e tij e te atyre qe iu lepin b***** dhe qe nuk ia di shtepine as integritetit e as parimeve. Por “hija e dyshimit” nuk i intereson Kananajt, atij i interestojne vetem “faktet”: Po, kaq shume e permend Kananaj faktin qe eshte “avokat”!

    Fatkeqesisht, si shume “avokate” te tjere qe nuk e zoterojne fort mire profesionin e tyre – dhe kjo qeveri paskerka te tille me bollek! – Kananaj e perdor profesionin e tij ne menyren me qesharake te mundshme. Me konkretisht, sipas Kananajt opinioni publik qenkerka “moralizem shterp” pasi nuk merret me “fakte” por me “hije dyshimi”. Pike se pari, edhe procesi gjyqesor nuk kufizohet ne paraqitjen dhe trajtimin e “fakteve”: “faktet” kontekstualizohen dhe interpretohen, ashtu sic interpretohet edhe ligji. Por ajo qe eshte me alarmante eshte konfuzioni i zoterise mbi rolet shume te ndryshme qe luajne opinioni publik dhe gjykatat!

    Ligji eshte vetem nje nga boshtet e shoqerise perkundrejt te cilit maten e verteta dhe e drejta. Kjo do te thote qe ligji nuk ka domosdoshmerisht fjalen e fundit mbi ate qe eshte e vertete e sidomos mbi ate qe eshte e drejte, si per shembull ne rastin kur kemi te bejme me nje ligj te padrejte. Nese opinioni publik e kundershton nje ligj te padrejte, si dhe vendimet e mbeshtetura ne te, eshte ai qe po i sherben si te vertetes ashtu edhe drejtesise, jo ligji. Patjeter qe ka edhe raste kur ligji ka ecur perpara shoqerise, por kjo thjesht konfirmon faktin se ligji dhe opinioni publik luajne role te ndryshme.

    Persa i perket politikaneve, ndersa ne sy te ligjit “prezumimi i pafajesise” eshte padyshim nje parim themeltar, opinioni publik ka te drejte te plote qe te pretendoje te perfaqesohet dhe te qeveriset nga individe mbi te cilet jo vetem qe nuk ka fakte inkriminuese, por nuk ka as edhe hije dyshimi, sidomos ne nje vend ku “faktet” fshihen po aq lehte sa tulaten deshmimtaret.

  • A je ti KANANI, Andi Kananaj?

    Te gjithe e njohim Figuren ose rrol-perfaqesimin e Kananit ne filmin e ish-Kinostudjos Shqiptare, por me se shumti njohim Kananin fallco, ate dopjon qe paraqitet si Kanani i vertete. Ketu nuk me intereson aspak historia partizane, komuniste, tradhetare e balliste. Cka me intereson eshte fenomeni ose dukuria qe Mjaftistet e asaj kohe, idealistet e shendetshem (per naivet), po tregojne fytyren e vertete. Keto figura, rroli i ketij grupi pune, dhe qartesia e ketij “dream team”, qe ne fillesa, ka prodhuar fenomenin e urryer te rinise qe i eshte qasur politikes.
    Shoqeria civile te ciles kujton se i perket; profesioni i avokatise si mbrojtjes i se drejtes, te cilit kujton se i perket; perfshirja dhe pjesmarrja e “perlyer” ne mbrojtje te kauzave dhe individeve te pambrojtshem, te cileve ti i perket, prodhuan edhe tradhetine e treguar ne ceshtjen e Gerdecit. Ti Kananaj je pergjegjes per kete!!! Te pakten nje autokritike porsi Kanani i vertete duhet ta besh! I detyrohesh publikes.
    Te gjitha keto, por edhe fakte te tjera na kane treguar qartazi se kemi te bejme me nje person te infektuar, i cili nuk pranon kurim. Me lejo sygjerimin se kurimi ne keto rrethana eshte debati i paster e kritik, i pakompromentuar. Mund ta pranosh kete sfide publike Andi Kananaj?

    A.K. eshte nje Mjaftist dhe problemi me Mjaftistet eshte se sillen si Kanani, por veprojne si ai dopjo, fallco, qe tashme pakundershtushmerisht na u shfaq si i verteti. Ne besojme, porsi ti vete, se mutacioni ne rrolin qe i eshte ofruar kesaj krijese, seshte asgje me shume se Rilindja e Kananit fallco.

    Ti nuk je Kanani Andi Kananaj! Je thjesht ai fallcoja qe e terheqin nga hunda. Ti tashme e ke futur hunden “aty” Andi Kananaj?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *