Fyerjet në Facebook, Greqia kërkon hetimin e përdoruesit shqiptar

anazapta

Prokuroria e Athinës kërkon nisjen e hetimeve në Shqipëri për një shqiptare që ka fyer simbolet e shtetit grek në Facebook. Autoritetet greke kanë kërkuar hetimin e përdoruesit që ka publikuar fotografi ku shfaqen persona me automatikë kallashnikov në duar. Autoritetet e shtetit fqinj pretendojnë se profili në Facebook është hapur në një kompani shpërndarëse interneti në Shqipëri. Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e ka pranuar kërkesën e drejtësisë greke dhe ka urdhëruar Prokurorinë e Tiranës të kryejë verifikimet e kërkuara nga pala greke.
Në vendimin e Gjykatës citohet kërkesa e palës greke, sipas së cilës, Prokuroria e Athinës ka filluar hetime paraprake për “armëmbajtje pa leje në bashkëpunim” dhe “fyerje të simboleve të shtetit helen në bashkëpunim”, vepra të parashikuara në Kodin Penal të Greqisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *