Pak orë pas publikimit të deklaratave denigruese të historian-ciceronit turk, Talha Ugurluel, ndaj heroit tonë kombëtar Skënderbeu, lëvizja “ShqipON”, nëpërmjet një peticioni “online” në faqen “Change.org” kërkon të mbledhë sa më shumë firma të qytetarëve, që turku Ugurluel të shpallet person “Non grata”, apo “i padëshirueshëm”.
“Skënderbeu është simboli ynë kombëtar dhe si i tillë mbrohet prej Kushtetutës dhe Kodit Penal. Kërkojmë shpalljen ‘Non grata’ të historianit turk Talha Ugurluel, për fyerje të simboleve kombëtare shqiptare. Kërkojmë zbatimin e ligjit penal shqiptar dhe parimin e reciprocitetit mes popujve, sanksionuar nga e drejta ndërkombëtare”, shkruhet në peticionin e publikuar në “Change.org”.
Disa ditë më parë u publikuan videot e turkut Talha Ugurluel, i cili gjatë një udhëtimi me një grup shtetasish turq në Shkodër dhe Lezhë, ka bërë paralelizma mes terroristëve kurdë dhe Skënderbeut.
Sipas tij, heroi ynë kombëtar nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një tradhtar i Perandorisë Osmane, plaçkitës, bandit dhe kusar. Talha Ugurluel është i njohur në Turqi, pasi ka një emision rreth historisë osmane në kanalin “Haberturk”, ndërkohë që bën një emision në radion publike të Turqisë “TRT1”.
Historian-cicerioni Ugurluel organizon udhëtime në vendet që kanë qenë pjesë e ish-Perandorisë Osmane dhe tregon historinë e tyre sipas variantit të tij.

MUHABETE HORDHA PORDHA.
Kjo asht iniciative e mire,por shteti shqiptare patjeter te merre masa ma te rrepta per turkofilin,.E dine ky historian turk se Turqija duhet te na paguaj demshperblim per 500 vjet okupim dhe terror!
a koma gjalle eshte ky muti
te gjith turqit non grata dhe kompanit qe investojne ne shqiperi te behen non grata
te gjith turqit non grata dhe kompanit turke qe investojne ne shqiperi te behen non grata
Cja varni nje debili ;;;Ky eshte arab qe e ndyshon historine sipas fefit te vet ;;;; Nje turk kurre sdo te flasi pozitive per heroin tone George Kastriotin ;;;; spese ja futi te 2 kembet ne nje kepuce ;; dhe minisstri i kultures flen gjume apo ,,,, Fier me Skenderbeun tone heroik ;;;;