Komisioneri Fyle ka reaguar sërish për nacionalizmin që vjen nga Shqipëria. Fyle thotë nëse nacionalizmi që po propagandon Shqipëria ka vlerë euroatlantike? Berisha në një konferencë shtypi dy ditë më parë tha se nacionalizmin e mbështet në vlera euroatlantike ndaj dhe reagimi nga komisioneri është i befasishëm. Në një postim në rrjetin social në Twitter, komisionari Fyle ngre shqetësimin: “Shqipëria tregon “kreativitet”. A është nacionalizmi, në formën që e dëgjojmë nga Tirana, vërtet i bazuar në vlera Euroatlantike? Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, pritet që në datën 25 mars të vizitojë sërish tiranën në kuadër të konferencës “Just BE”. Ai do të mbajë në këtë konferencë fjalën kryesore rreth aspekteve të ndryshme të integrimit evropian që kanë rëndësi për të gjithë qytetarët, shoqërinë civile dhe biznesin. Ky është njoftimi zyrtar i Delegacionit të BE në Tiranë. Artes Butka, që punon në zyrën e medias pranë këtij Delegacioni njofton gazetarët se “Z. Fyle do ëe prezantojë edhe nje portal web të Delegacionit të Bashkimit Evropian që do të jetë një platformë për të gjithë ata që ndajnë interesin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”
Komisionerit per zgjerim i Bashkimit Evropian Z. Stefan Fyle, qenka pa pune e qe te justufukoje rrogen vjen ne Tirane se vetem ne kemi ngel pa hyre ne B.E. (vende te tjera nuk po kane emer per te hyre ne B.E.). Pse po vjen kaq shpesh ???? Berisha nuk po ja var dhe me veshtiresi e pret rreth 20 min.Pastaj doren ne qafe e gishtin ne by … Tek Restorant KROKODILI i premtoji se do t’i hapte kutit e votimit dhe e mbajti fjalen sa erdhi ne Tirane i dogji ne lumin Erzen. Cfare beri ky Z. Fyle heshti turp ti vije.