Fyle: S’do të ketë raport për Shqipërinë nëse nuk plotësohen kushtet

redaktor

Ashtu sic kishte paralajmëruar edhe në deklaratën e disa ditëve më parë, eurokomisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle ka shprehur angazhimin për hartimin e një tjetër raporti për Shqipërinë nga KE në pranverën e këtij viti. E ndërsa dëshira e ndërkombëtarëve duket se nuk mungon, sërish vendimtare mbetet votimi i tre ligjeve në Kuvend, për të cilat Fyle ka apeluar klasën politike të bëjnë progres për votimin e tyre, për t’i dhënë fund cështjeve të mbetura pezull sa i përket marrjes së statusit të kandidatit.

“Nëse Tirana nuk arrin të realizojë miratimin e tre ligjeve, do jetë një tjetër shans i humbur.Do ishte një mëkat nëse tre ligjet e kërkuara nga KE nuk do miratoheshin” ka theksuar Fyle.

Deklaratën Komisioneri për Zgjerimin në BE e bëri gjatë konferences së 3-të të PPE (Partive Popullore Europiane) mbi Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij në BE, e cila po mbahet në Bruksel.

Shteti ynë përfaqësohet nga Kryeministri Berisha dhe Ministrja Bregu, ndrërsa janë të pranishëm Kryetari i PPE në Parlamentin Europian, Joseph Daul, Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE, Elmar Brok, Kryetari i Delegacionit të PE për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan e përfaqësues të lartë të qeverive të Maqedonisë, Bosnjes, Kroacisë dhe Serbisë.

Nga ana tjetër panorama në vend vazhdon të mbetet e njëjtë, ku kreu i selisë rozë Edi Rama vazhdon të refuzojë votimin e ligjeve në Kuvend, nën argumentin se integrimi i Shqipërisë nuk është peng i tre ligjeve, por mungesës së tre pushteteve.

Ndërsa Kryeministri Berisha vazhdon të ushtrojë presion në drejtim të opozitës, madje duke rikthyer historinë e heqjes së imuniteteteve, ku ka shpallur një nismë për mbajtjen e një referendumi lidhur me kalimin ose jo të tyre, hap ky që po vazhdon ta monitorojë mbështetjen në FB, rrjet në të cilin e lancoi këtë nismë.

Share This Article
1 Comment
  • Z.Fyle eshte i mirepritur ne Tirane por me pare te jete me kerkues ndaj atyre qe drejtojne qeverisjen ne vendin tone.PS nuk ka thene se” nuk i votojme te tre ligjet “por eshte shprehur qarte per shkeljen dhe mos zbatimin nga qeveria te vendcimeve te gjykates per qarkun e Fierit.Mjaft me me slloganin “votoni te tre ligjel”.Zoti Fyle dhe ju ambasadore te nderuar drejtohuni qarte dhe direkt kryeministrit per te zbatuar vendimet e gjykates.ATY QENDRON E KEQJA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *