Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fyle “shuplakë” Berishës: Kërkuam konsensus, jo Referendum!
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Fyle “shuplakë” Berishës: Kërkuam konsensus, jo Referendum!
AktualitetLajmi i fundit

Fyle “shuplakë” Berishës: Kërkuam konsensus, jo Referendum!

redaktor
Published March 2, 2013
Share
SHARE

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, me anë të një deklarate për shtyp thekson se nuk arrin ta kuptojë se përse mazhoranca kërkon referendum për të miratuar tre ligjet e kërkuara nga BE, kur kjo e fundit ka kërkuar që në fakt ligjet të miratohet me konsensusin mes opozitës dhe qeverisë.

“Unë kam mësuar për vendimin e shumicës qeverisëse për të mbajtur një referendum për miratimin e tre projektligjeve dhe rregullores së procedurave parlamentare, të kërkuara për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë.

Vazhdimisht e kam theksuar se ligjet, dhe në veçanti rregullorja e parlamentit, duhet të miratohen me konsensus mes opozitës dhe qeverisë dhe për këtë arsye e kam të vështirë të kuptoj këtë vendim që shkon kundër frymës së gjithëpërfshirjes.

Zgjedhja e një referendumi në këtë rast nuk është mënyra se si ndërtohet konsensusi ndërpartiak. Kjo nuk mund të jetë një rrugë për të anashkaluar mungesën e dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës për agjendën e BE. kjo nuk është mënyra për të përmbushur kërkesat e nevojshme.

Unë kam nënvizuar në raste të ndryshme se procesi i reformave të kërkuara nga BE duhet të jetë i qëndrueshëm, i vetëmotivuar dhe i prirur nga konsensusi. Vetëm një dialog konstruktiv politik mund të çojë përpara reformat e nevojshme.

Unë inkurajoj fuqimisht të gjithë politikanët shqiptarë për të gjetur një marrëveshje për mënyrën se si duhet të vazhdohet me kompletimin e reformave kyçe, që janë thelbësore për marrjen e statusit kandidat,” thuhet në deklaratën e Fyles.

Mazhoranca nga ana e saj, ka depozituar firmat për referendumin, për të cilin pritet që të vendosë Gjykata Kushtetuese.

Opozita thotë se lëvizja është vetëm një farsë.

Kryeministri e ka kalë të betejës miratimin e tre ligjeve, duke pretenduar se është opozita ajo që po mban peng integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

redaktor March 2, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • mentari says:
    March 2, 2013 at 6:21 pm

    sa te jete saliu ne kete vend era qen do ti vije

    Reply
  • TONI PALAS says:
    March 2, 2013 at 6:33 pm

    lene se na knoqet ju nderkombetaret as mish as peshk futja p…….s e gri sallat ,thueni cop si e themi ne ketej ,tu ka mbush kupa o sal ene kaq .

    Reply
  • PETRIKA says:
    March 3, 2013 at 12:31 am

    Nje gje nuk po kuptojne keta nderkombetaret qe AI di gjthmon nje marifet me shume se ata .si se kuptoka Fylja qe ai e ka kuptuar tashme qe po iken por me c’do kusht kerkon te cimentoj militantet qe ka vene ne te gjitha pozicionet kyce ne te gjithe piramiden shtetrore .Po kuptoheni edhe ju qe thoni c’lidhje ka kjo ,ne tre ligjet eshte edhe statusi i nenpunesit civil dhe PLAKU MERE TANI QE E KUPTOI QE PO I KEPUTET FILLI I TESPIEVE KERKON ME C’DO KUSHT TE CIMENTOI ME SE SHUMTI DALLKAUKET,KOPUKET E SHPELLARET(D.M.TH.) MILITANTET.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?