Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Fyerjet në Kuvend, LSI: Distancohemi nga dy partitë kryesore
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Fyerjet në Kuvend, LSI: Distancohemi nga dy partitë kryesore
Politike

Fyerjet në Kuvend, LSI: Distancohemi nga dy partitë kryesore

redaktor
Published November 9, 2012
Share
SHARE

Gjuha agresive e përdorur në seancën e djeshme ka sjellë dhe reagimin e LSI-së. Gjatë një deklarate për mediat, sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka kërkuar nga politika të lërë tej gjuhën e vjetër, të shpifjes e zhargonit që s’ka asgjë të përbashkët me standardet e sjelljes evropiane.

“Shprehim indinjatë për zhargonin vulgar dje gjatë seancës në Kuvend dje, që dëshmon sërish që standardi i reflektimit në përgjegjshmëri dhe në përputhje me frymën që kërkon integrimi lë për të dëshiruar. Distancohemi nga sjellje të tilla që s’kanë asgjë të përbashkët me etikën parlamentare, qytetare dhe frymën evropiane të partneritetit mes faktorësh e aktorësh politikë në Kuvend. Jemi në një moment historik, jo vetëm se jemi në vigjilje të 100 vjetorit, por edhe prej detyrimit që lidhet me angazhimet prioritare që ka marrë vendi në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE. Politika shqiptare duhet të lërë mënjanë gjuhën, mentalitetin e vjetër dhe të shfaqet në përgjegjshmëri të plotë me mesazhet e BE, SHBA dhe nga gjithë komuniteti ndërkombëtar që pret nga klasa politike qëndrime dhe veprime dinjitoze në përputhje me interesat evropiane të vendit”- tha ai.

Sipas Ramës,  është bukur që Kuvendi duartroket Klinton kur flet në sallë, por vetëm ajo nuk mjafton.

“Duhet të reflektojmë me përgjegjshmëri në frymën e mesazheve të rëndësishme që kemi marrë dhe është padyshim jashtë etikës, traditës, trendit evropian që sapo Klinton ikën të rikthehemi te fyerjet zhargoni dhe mungesa e etikës më elementare parlamentare.”- tha ai.

redaktor November 9, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?