Nga Dhimitër Shtëmbari
– Para se të marim kthesën për në Remas (fshat i rrethit të Lushnjës), kam dëshirë të ndalojmë pak në shkollën e fshatit Kryekuq, – na thotë Tomorr Shasho, ish mësues në këtë shkollë para 48 vjetësh.
Ndërsa e dëgjojmë të na thotë kështu, mendimi na shkoi te ajo që na pat treguar kohë më parë: Në këtë shkollë Tomorri nga fshati Vësesht i Skraparit kish nisur karierën e mësuesit së toku me Serien (sapo të martuar) nga fshati Vendreshë po i Skraparit.
Në po këtë fshat bashkëshortët Shasho patën lindur fëmijën e parë, Arbenin, që, vite më vonë, do të mbaronte fakultetin e inxhinerisë mekanike në Universitetin e Tiranës, ku do të mbetej pedagog i këtij fakulteti. Kohë më pas do të vazhdonte studimet e tjera të larta në Japoni, ku edhe do të doktorohej. Tani banon e punon në SHBA në një post të lartë dhe detyra e mban në punë sa në Amerikë e sa në Australi…
… Ndërsa jemi duke medituar kështu, ndërhyn sërish Tomorri:
– Sa do të donte im bir të vinte edhe nje herë këtu e të kujtonte ato hapat e para që pat hedhur në jetë!…
… Lemë asfaltin dhe bëjmë majtas, duke u zhytur në gjelbërimin që mbaron tutje, në majën e kodrës përballë. Ndërkohë që afrohemi, dëgjojmë një këngë atdhetare.
– Kjo melodi vjen nga oborri i shkollës, – na thotë një banor i fshatit. – Dëgjova se kishin një veprimtari kushtuar Gjergj Kasriotit – Skënderbeut.
Shtyhemi më tej dhe ja ku gjëndemi përballë një godine të bukur dykatëshe, në oborrin e së cilës shikoje nxënës të shumtë. Disa kërcenin një valle rrethshe, (mes të cilëve ishte edhe një mësuese), disa të tjerë luanin basketboll dhe, ca më tej, mjaft vajza mereshin me diçka tjetër.
– Urdhëroni! Urdhëroni! – na pret me shumë mirësjellje Zamira Manoku, mësuese e gjuhë – letërsisë.
Dhe na udhëheqë drejt portës që të fuste në shkollë.
Në gjurmët e kohës
Afro pesëdhjetë vjet më parë, u tregon Tomorri kolegëve të vetë, tashmë këta fëmijë të tij për nga mosha, këtu ka qënë një ngrehinë e thjeshtë. Një ngrehinë e rëndomtë, që nuk mund t’i binte në sy askujt! Me dyer e penxhere që zor se mbylleshim plotësisht!
– Veçse jashtë kishte lule dhe brënda në klasë vërtet bëhej mësim, – thekson Tomorri. – Bëhej mësim me disiplinë të lartë pedagogjike…
Flet kështu dhe vështrimin e hedh tej, atje ku shikohen disa shtëpi dy e trikatëshe të fshehura nën gjelbërim.
– Mbasditeve shkonim nëpër brigada, sepse na duhej t’u shpjegonim kooperativistëve të rejat e ditës.
Teksa tregon kështu, mundohet të shquajë vendin ku ka qënë shtëpia e kulturës së fshatit.
– Mbrëmjeve na duhej të merreshim me estradën amatore të kooperativës.
Me vështrimin thellë në kohë, gati një gjysëm shekulli më parë, Tomorri sikur don të na thojë. “Po, more miq; shkojnë kohët, por gjurmët mbeten. Lum ai njëri apo ai kolektiv që le gjurmë të mira në kohë!”
Me hapin e kohës
Drejtori i shkollës nëntëvjeçare, Josif Kruti, tepër i shkathtë në mendime e në veprime, na shpjegon shkurtimisht historikun e shkollës.
–Sot kishim vendosur që ditën t’ia kushtonim Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skëndebeut.
Dhe ashtu, me gjuhë prej intelektuali, na tregon se të gjithë mësuesit ishin vënë në shërbim të kësaj Dite, duke mos dashur që kjo të katandisej vetëm në muzikë e valle. Mësueset e letërsisë kishin folur për figurën e Skënderbeut në veprat e shumta letrare. Mësuesja e historisë kishte folur për betejat legjendare të prijësit legjendar të shqiptarëve. Mësuesët e tjerë kishin treguar portretin e Skënderbeut në artet figurative e ato aplikative…
– Na është dashur të themi gjëra që i ruajnë prestigjin Heroit tonë të madh, -në thotë drejtori.
Dhe, pa pritur t’i drejtojmë ndonjë pyetje, vazhdon të flasë:
– Se ju e keni dëgjuar vet se çfarë gjepurash janë duke u thënë nëpër studio televizionesh për Skënderbeun.
S’e lenë kohën t’i turpërojë
Para disa kohësh në këtë shkollë ngjau një ndodhi e turpshme! Më saktë: një ngjarje kriminale. Mësuesët u ndjenë të turpëruar, edhe pse s’kishin asnjë faj.
–As që duam ta kujtojmë e të na e kujtojnë atë ndodhi, – na thotë dikush, duke dashur të mos prekej me gojë ajo bisedë.
– Është detyrim moral për ne që tërë nxënësit t’i bëjmë pjesë të pandarë të familjes sonë shkollore, – shprehet Marinela Kishta, – mësuese e histori – gjeografisë.
Ka shumë të drejtë. Nxënësit e fshatrave të zonës së Kryekuqit lipset të ndihen jo thjesht kalamanj që kalojnë ca orë në shkollë dhe.. vetëm kaq. Jo. Ata nuk janë dhe nuk mund të jenë thjesht kalamanj. Janë trashgimtarë prindërish, që meritojnë të respektohen.
Shoku ynë Vangjel Pina, ish drejtor i shkollës së mesme të Gorresë për gati një çerek shekulli, na thotë se nxënësi është po aq psikolog, sa edhe vet mësuesi.
– Jemi duke udhëtuar në kohë, – na shprehet drejtor Josifi, – prandaj bëjmë përpjekje që e nesërmja apo çdo periudhë tjetër e ardhshme, të flasë mirë për ne.
Mësues të kohës
Drejtori na shoqëron nëpër klasat – kabinete. Në katin e parë e në atë të dytë. Edhe pse është drekë, kur mësimi ka mbaruar, klasat janë të sistemuara dhe të pastërta.
– Kjo është klasa ku punon mësuesja Entela Zeneli.
Dhe nuk bën ndonjë koment për të na lënë radhë të japim ndonjë përshtypje.
– Bukur! Shumë bukur!
Vazhdojmë më tej.
– Kjo është klasa ku zhvillon mësim Zamira (Manoku).
Faqet e mureve të klasës janë me tabela, në të cilat gjen material shkrimor e fotografik, me anën e të cilave publikohen shkrimtarë shqiptarë e të huaj.
– E ndjekin në mënyrë sistematike zhvillimin e letërsisë së sotme shqipe e të huaj, – shton drejtori. – Se po nuk i ndoqe këto zhvillime, koha të le prapa.
Vazhdojmë të vizitojmë edhe klasat kabinet për të cilat kishin punuar mësueset e kujdesshme Marinela Kishta, Martina Ndoni, Rudina Haxhiu etj.
Me dëshirën për t’i prirë kohës
Edhe pse shkolla e fshatit Kryekuq është rreth tridhjetë kilometër larg qytetit të Lushnjës, këtu niveli i mësimdhënies nuk i le asgjë mangut atij që është në shkollat e qytetit. Është kjo arsyeja që nxënësit e kësaj shkolle janë të dalluar edhe në shkollat e mesme ku shkojnë për të vazhduar.
– E shikoj dëshirën e mësuesve për të sjellë diçka të re qoftë në metodën e mësimdhënies, qoftë edhe në vëllimin e dijeve që duan të transmetojnë te nxënësit, – na thotë drejtor Josifi.
Dhe vazhdon të na flasë me shumë respekt edhe për veprimtarinë mësimore të mësuesve Henri Xhafa, Arjan Sinani, si dhe të mësuesve të ciklit të ulët Jashar Lushka, Najada Malko, Ramazan Toromani, si dhe për edukatoret e afta Viseshta Prençe e Liri Lushka.
– Si një ish mësues i shkollës suaj, do të dëshiroja të bënim një fotografi së bashku, – i sugjeron drejtorit Tomorri.
– Sigurisht që do ta bëjmë një fotografi të tillë, – i përgjigjet ai. – Le të jetë edhe kjo fotografi gjurmë e bukur në historikun e shkollës sonë.
Bëjmë fotografinë dhe largohemi të përciell me shumë respekt.
Ndërkohë që morëm rrugën për t’u larguar, kolonelët më pension. Ilmi Qazimi e Rushit Kuçi, sikur t’ia kishin lexuar mendimin njëri – tjetrit, u shprehën thuajse gojë më gojë:
– Shikon këtë shkollë e këta arsimtarë dhe dikton fytyrën e kohës.


Me Ju lumte kolege.Si ju ne Toronto festuam.
Shkrim qe me beri te jetoj me vitet 1955-58 ushtar sa nxenes ne qutqtin e Lushnjjes i nderuari Dhimiter Shtembari,qe ju dergoj pershendetie te dyfishta…
Nje jete mesues ne fshatin e Tiranes nisur e kaluar vite,me bere te jetoj me ato vite (1964-91)me rinuat ,sjelle ato pershtypie nga ai fshat i degjuar i Lushnjes,une ruajtur kujtime te pashllyeshme ne ato vite kur LUSHNJA dikur rrethuar nga kenata e Terbufit,oshetinte nga zhurma e Traktoreve dhe eskavatoreve, me ate vrull rinor ndertues te banoreve sa aksionisteve ardhur nga gjithe vendi.Mes Tyre ata MESUESIT dhe amatoret e atyre viteve me te MADHEN (artiste BERE) Vace Zela me shoke e shoqe qe nderuan ate qytet,nje jete ARTISTE me EMER.Une “ushtar e nxenes”i Gjimnazit te Lushnjes te atyre viteve, (Shefqeti Drejtor) nje jete dale mesues e punuar ne Tirane;rreth-qytet,pershendes te gjithe;mesues nxenes te asaj shkolle,sa Ju, vizitoret veterane, per gjithcka arritur. Suksese ne kete JUBILE te 550 vjetorit te Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbe,kthyer ne VIT feste ne mbare trojet shqiptare. Ne Toronto te Kanadase,e nisa une kete vit, mes mesuesve dhe nxenesve shqiptare qe vazhdojne shkollat,per ruajtien e gjuhes amtare,qe i pershendes. sa, te nderuaren nga Londra,Znj.Patricia Nagee, koleksioniste e veprave te Herroit tone Kombetar, sjelle ne Toronto emigranteve tane,(37vellime,vepra, botuar ne 5 shekujt pasues,te veprave te Herroit tone.I Ju faleminderit dhe ketej ng atdheu, une ardhur e bere jehone,krahas TV “Pasqyra shqiptare” te Ilir Lenes, nga Toronto. Pershendetie si nje 82 vjecar,runuar me gezimet tuaja. Faleminderit.
Kristaq Shtembari,Ylli Pollovina,Bashkim Koci,
Ta mbajme fytyren te pastes si ZEMRAT SHQIPTARE!
-Mos vdeksha,pa marre EREN e VENDLINDIES.
Lexova e lexova artikullin e mesiperm te Adashit Dhimiter Shtembari e “monopateve te jetes jetova,une 82 vjecari,qe po jetoj fundin e jetes sime,qe falenderoj Zotin sa shoqerine jetuar plot 82 vjet.(keto dite po i festoj mes atdheut me Tiranen qender, sa mendien ne Dangelline Naimjane,qe per Te, :s”me del SHPIRTI.
Faleminderit dhe njehere i nderuar mik,qe do me falish, se kam mbetur ne “klasat e para”, si zedhenes shtypi, megjithate, “zhgaravis”,te me falin dhe lexuesit.
**Sot pas kenaqesise marre, ju lexuar, po hedhe ca shenime,me te cilat po ngrys keto dite sa te shkoj e mar, ndoshta jo per te fundit here, FRYME,ne vendlindie; Zavalanin,ne zemer te “Dangelline Naimjane”.
Ja ckam shkruar duke ndjekur nje emision te te mirit operator filmimi, te mirin djale Anesti Jace,filmuar ate fshat mes Dangellise,,me virgjerine e dhimbeshme te kohes qe po perjeton;i braktisur nga bijte dhe bijat e tij,sidomos pas viteve “qoftelargu te 90-97 tes.
Faleminderit atyre 4-5 familieve mbetur atje, me pasardhesit Nakuci,(ardhur ne Zavalan,ne mes viteve 50t,mos gaboj,nga Kosina Permetit),si niper te nje familie te degjuar te Pilo KOSTES,ndiese paste.
Ja c’me kujton Anestei Jace i nderuar,qe mezi pres te takoj ne kete 25 Maj,2018,atje ne Frasherin Naimjan,ne festimin e “Dites se Naimit”tashme kthyer ne tradite.
… E hap dokumentarin i miri artist,me kengen e bukur permetare “MOj lule”,qe me rizgjon kete mesnate,mes Lagjes “Ali Demi”ku banoj, me mendie tek pasardhesit ne emigracion,rruget e botes marre.
Falenderoj Aleksandra Naqellarin qe kendon aqe bukur e kamera e Anestit, me shpie monopateve te ZAVALANIT, vendlindia ime.(10 qershor 1936)lindur NENA e ndiere Athina, atje tek ARA e “REFATIT”
poshte asaj cezme mes kopshteve te MARRES uje AR
tene kuru riita: _ Bir te kam lindur ne ARE,NDAJ ME JE SHENDET THARE(I DOBET). Me kengen “Moj e bukura ne djep..”me shpie ne Sanjove e Shkendim”dy perlat e natyre se fshatit tim, me “Gurin e bletes”,mes Dangellise,karshi KOKOJKES e prane Golikut tone. .Nuk haron bokerinat e Sopotit,aty rreze Sanjoves pas te cilit del fshati parajse, ZAVALANI ne ate TARACE mes Maleve:te Dangellise me Gremin nga lind dielli cdo mengjes ngroh ZAVALANIN,me Broshnikun lwndine.
Sa jep paraqitien e fshatit Zavalan,shoqeruar me kengen qe i kengohet nje djali te ri,si me porosi, me paraqet “aren e madhe”te Xhogeve ne shkendim pashte Sanjoves, me ato parcela djerre,dikur mbushur me DUAJ gruri ,thekre apo miserishtet e sapo korrura.. .Nuk harron qipite me barin e korrur apo miserishtat si zajre per blegtorine.Nuk harron ta shpiere kameran ne Taracen mes fshatit, mes se ciles nje Varr monument i paraardhesve te fisit SULO,”KEKO pasardhes,”ne s’gaboj..
Si te ishte ne merakun tim, na paraqet shtepine e te ndeierit TARE Alushi,me ato manat shekullore si kurore,ne femije kaluar ato beharret e femijnise(1948 une famije jetim larguar,lufta lene pa baba e pa shtepi.
Faleminderi tim vellai Stavri ish Partizan,bere kuadro ne rindertimin dhe ndertimin e vendit pas luftes deri-1998- ndare nga jeta, mbresa e kujtime lene).
Sa paraqet ato “MANAT e Tares”na nxier menxyren e kohes qe jetojme;shtepite e shkaterruara te pas largimit te fshatareve, ne vite qofte largu.GERMADHA, nga lagjia e siperme e KRISTIANEVE tek ajo e fundit e Sulollareve,apo “sarajet” e SHEHAJVE.Me keputet shpirti sa shoh dhe nuk me mbahen lotet mua 82 vjecarit,qe pres te shkoj ta festoj ditelindien ATJE tek Arra e REFATIT sa Kisha e djegur e Zavalanit, ku prehen eshterat e gjyshit tim, Kapedan Jano,rene si bien TRIMAT me 1913-te ne mbrojtie te Pavaresise sa shpallur, kercenuar fqinjet garbitqare. Me te jetoj,atje tek Sheshi kishes, me Vertollin “Ballkoni”fshatit tone.
me melodine e kenges”Kur me zbret nga Mali..” me shpie i miri Anesti, tek cezma e CECANEVE mes fshatit,prane saj dikur shtepia e Zylfos,sa e Batos,kthuer ne shkolle sa duqan,pas clirimit,(familiet shkuar Tirane ne vite), me kujtoi vitet e luftes djagur, ballistet shepite e Stavri e Rushanit,( ish ,Partizane, Parizane te vecante,jo komanda,,dogjen shpepine e Izetit, rjeshtuar me ballistet..)Nje faj jo gabim i drejtuesve te cetave Balliste (partizane ne kete rast te vetem, bere individe, komanda partizane denuar si akt personal…)…..
.Si per te na clodhur ne shikuesit, kamera e operatorit na praqet MEKAMET e Zavalanit qe per cudi kane mbetur pa u demtuar,(mekami i Madh dhe i vogel,aty ne perendim te fshatit karshi Ogrenit dhe Kostrecit ,fshatra rreze malit vazhdim i Kokojkes me Taborrin mal, sa luginen e Lengarices dege e Vjoses.
Ne kulmin e ketij xhirimi kamera mw shpie ne luginen e Lukovave atje rreze Golikut,sjelle nje kujtim femijnie; Teksa kulosia Kalin ne lendinat e saj, me ze gjumi mua femije(1947) maje qershise me “majen e saj te prere si sofat,zene gjumi dhe kali, shkuar vete ne shtepi si “lajmetar”…xhaxha Lili vjen e me zgjon nga gjumi…
Nga aty si porositur nga une,nje jete me ato pamje jetuar,me cfaq kodren bri Lukovave,me vargun shkembor te DRASES sa “gropen e Cait” me ate Kishen shkteruar,(1971ta) e me nxier Sannjoven pas saj;ate Sanjove, kryefjale te tregimeve te Teto Cokes sone. ato vite femijnie.
E mbyll kete dokumentar bukur tek cezma e lagjes sone; MARIA me ato kopshtet e XHOGEVE sot diere.Me dhem shpirti atje 12 vjet femijnie kaluar, mare ate dhimbie te madhe,lene eshterat baba Mihalit, viktime e luftes,sa te gjysh Janos qe kete vit, po i kremtojme 105 vjetorin e ndaries nga jeta,RENE si bien trimat ne mbrojtie te Pavaresise se Atdheut.
I perjetshem kujtimi i tij. Faleminderit Qarkut te Gjirokastres,me propozimin e bazes ne Dangelli e Permet,dhene nderimin;”MIRENJOHIE”(nw 100 vjetorin e renies,sa, Komiteti veteraneve te luftes,,propozuar kete vit te 105 vjetorit te renies, per ti dhene titulli i nderit: -Deshmor i Kombit_….
Mes keti filmi dokumentar gdhiva kete mengjes,teksa jetoj me 25 majin “Diten e Naimit” ne Frasherin historik.
Me te drejte dokumentri mbyllet me kengen”Mos me Lini,.,”,sa kolon pamjet me Selenicen, rreze Kokojkes, drejt Ogrenit e don te mbrije si duket ne BENJEN turistike sa kurative.
Faleminderit djale arist operator dhe, mirupafshim kete 25 Maj,qe presim te kete RISI te reja, per rigjallerimin e kesaj ZONE sa HISTORIKE dhe TURISTIKE.
Lum kush te rroje dhe ta gezoje,kete perle te natyres shqiptare.
Vellezer motra e femije!:BJERINI BOTESANE E MBANE po MOS e H A R O N I Ju VATANE!
Vo.MIRUPAFSHIM ne FRASHERIN NAIMJAN.
Tirane 11 Maj 2018 une,82 vjecari Pasues Veteran:
Dh .Xhoga(Guri Naimit D.