Nuk shitet vota o matrapazë! Kështu të tha një i burgosur me dinjitet në letrën që botoi në Dita. Ti je një funksionar pa personalitet që kërkon të vish në parlament me rryshfet e transferime sa ibret! Për çfarë merite të bën PD-ja deputet? Ti je për burg për ato që ke bërë. Po kur në burg s’ka vajtur Saliu, Lulzim Basha apo Mediu që janë vrasës, pse të mos bëhem edhe unë deputet, thotë me vete Gazmend Dibra, kur unë e kam kryetarin për ibret?
Por parlamenti këtë radhë të pastrohet nga delenxhijtë që nuk menduan për popullin por si të pasuroheshin për veten e tyre, ashtu si ti o drejtor i burgjeve! Thotë Saliu ç’ide do shpiesh me fjalimet e tua në podiumin e parlamentit? Kush është ai legen që do të të japë votën ty? Ti kërkon ta ofendosh e t’i ulësh personalitetin duke u dhënë njerëzve lëmoshë për një javë, që të të mbajë ty dhe Sali Berishën në qafë për 4 vjet të tjera. S’të vjen turp o faqezi, që doni ta bëni parlamentin shqiptar Pazar?!
Ju doni të sillni intelektin tuaj prej matrapazi në Kuvend, por sa turp! Ti duhet të shkosh në burg për këto veprime antiligjore! Populli shqiptar ju njohu dhe do t’ju japë vendin që meritoni. Ai do të shkojë në qendrën e votimit i kthjellët dhe do votojë Rilindjen. Do votojë numrin 29 që t’i shporrim delenxhijtë!
SMS në DITA në 0689073730
