Liderët e G7 akorduan një fond emergjence prej 22 milionë eurosh për të shpëtuar Amazonën.
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi vendimin e 7 vendeve më të industrializuara të globit, për t’i bërë ballë zjarreve që kanë shkrumbuar prej disa javësh pyjet e Amazonës.
“Do t’i dhurojmë menjëherë Amazonës një mbështetjen financiare, të paktën në vlerën e 20 milionë eurove. Franca do të mbështesë gjithashtu me ndihma ushtarake, në orët e ardhshme në rajon”, tha Macron.
Por presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i cili më herët u përfshi edhe në në një sherr verbal me Macron e kundërshtoi këtë nismë.
Ai shkroi në Twitter: “Kjo do të thotë se Brazili do të trajtohet si koloni ose tokë e askujt”.
Ai po ashtu e cilësoi atë si sulm mbi sovranitetin e vendit.

j.l./ dita

Kolonizatori portugez Bolsonaro, thote Brazili nuk eshte koloni.
deri kur të reflektoi i ngopuri , i urituri ka vdekur. .
DITA
Mos jane 22 miliard Euro, sepse 22 milion jane shume pak.
Jane pak ne Shqiperi jo me per Amazonen, mushkerite e oksigjenit te botes.