Presidenti Obama u takua me udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë për një takim urgjent të Grupit të Shtatë vendeve më të industralizuara, i cili u përqëndrua në aneksimin e Krimesë nga Rusia.
Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, udhëheqësit e këtij grupi thanë se kishin pezulluar pjesëmarrjen e tyre me Rusinë në Grupin e Tetë vendeve më të industrializuara për aq kohë sa Moska nuk “ndryshon kurs” në qasjen e saj ndaj Ukrainës.
Udhëheqësit e G7 thanë se në vend të pjesëmarrjes në takimin e planifikuar të takim të G8 në Soçi të Rusisë, ata në qershor do të mbajnë një takim të G7 në Bruksel.
Më parë të hënën, Presidenti Obama tha se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë të bashkuara në mbështetjen për qeverinë ukrainase dhe popullin ukrainas.
Presidenti Obama dje mbërriti në Holandë për një takim rutinë mbi sigurinë bërthamore, por Ukraina dhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të izoluar Rusinë ishin në qendër të diskutimeve në takimin e presidentit Obama me homologun e tij holandez dje në Amsterdam.
“Evropa dhe Amerika janë të bashkuar në mbështetjen tonë për qeverinë dhe popullin ukrainas. Ne jemi të bashkuar në përpjekjet për t’i imponuar një kosto Rusisë per veprimet e saj”.
Administrata amerikane është gjithashtu duke u përpjekur të zgjerojë mbështetjen përtej Evropës për veprimet e saj ndaj Moskës. Një prej takimeve të para të zotit Obama ishte me presidentin kinez Xi Jinping në punimet e takimit mbi çështjen bërthamore në Holandë.
“Sot, përveç punës së rëndësishme që do të bëjmë në Samitin e Sigurisë Bërthamore, ne do të kemi mundësinë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh që janë në interes të përbashkët, duke përfshirë çnuklearizimin e Koresë së Veriut, ndryshimet klimatike si dhe çështjet botërore si situata në Ukrainë”.
Kina ka ndërmarrë një hap të rrallë për të sfiduar veprimet e Rusisë në Krime duke thënë, ashtu si Shtetet e Bashkuara, se ajo dëshiron një zgjidhje me rrugë diplomatike të krizës.
Në samitin bërthamor, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ishte në mesin e pjesëmarrësve, por jo presidenti rus Vladimir Putin.
Në një takim urgjent të grupit G7 të organizuar nga presidenti Obama, udhëheqësite vendeve më të industralizuara biseduan mbi të ardhmen e Rusisë në Grupin e Tetë ekonomive më të fuqishme në botë.
Presidenti Obama ka mbledhur partnerët amerikanë këtu për të intensifikuar sanksionet ndaj Moskës, një përpjekje që ai do ta vazhdojë në ndalesën e tij të ardhshme në Bruksel. / VOA

Revolucionin ne Ukraine e kerkuat dhe fitimtare dolèn Ruset me marrjen e Krimesè,tani rrini
urtè se nuk ndodh asgjè pasi si USA dhe UE kane mardhenie EKONOMIKE nè çdo fushè dhe
e vèshtirè qè mardhenjet te nderpriten pasi USA ka njè interes ekonomik vjetor mbi 40 miljard
dollare,kurse UE mbi 200 miljard dollare.
Mè lidh puna me njè Ukrainès dhe mè thotè :
GJendja ekonomike ne UK eshtè e mjerushme dhe shumè Familje largohen,nga njè Popullsi
52 miljon banore,tani janè 44 miljon banorè dhe pjesa me e madhe largohen drejtè Rusisè pasi
per 3 muaj marrin nènshtetsinè dhe SHteti ka detyrime per ti gjetur edhe pune ku njè pjesè e mirè perfundojnè nè SIBERI.GJithashtu mè thotè qe per Krimene çdo gjè ka marrè fund eshte
100% Ruse.Problemi i Ukrainès eshte edhe i brensshèm ku nazi-fashistèt perdorin dhunè dhe terror nè Popull duke vrare tè pafajshèm.
Frika eshte qè vetè Ukraina tè ketè ndarje nè dy pjesè VERI-JUG ,nè kèt pikè tè ndalet
USA dhe UE per tè ndihmuar qè njè gjè e tilllè tè mos ndodhi.
Do të ishte mirë të na thoni çfarë humbet rusia nga pezullimi ne G7 ? Kështu si jepet ky lajm të duket sikur rusia humbet vetëm një mbledhje !?
Ajo qe ndodhi ne Ukraine eshte nji sinjal i qarte per vendet e pafuqishme sidhe vendi yne ,
te hapin syte dhe mos te qendrojn si te hipnotizuar nga demagogjite asfiksuse qe monstrat hedhin per peshqit ne rryme . Nji skenare i tille mundet te ket qen dhe i improvizuar mbi skenen e te forteve edhe pse tani vazhdon episodi radhes mbi sken.
Asnji garanci nuk ka me ne kte Bote (referuar zhvillimeve te fundit ) vec bla bla bla-se zgjatur te tenoreve te shquar te ksaj Bote . Rusia ndryshoj kufijt me dhune dhe reagimet ishin prrallat me sanksionet ,nji aero-boing zhduket pa len gjurme dhe kerkohet ne menyren me qesharake atje.. ku sigurishte nuk eshte “fshehur” 😉
Ka disa dite qe Tv-te e botes jane te preokupuara me Gorillen e lindur me OP ne X kopesht Zoo. Shqiptaret mendojn me cfar do kene mbi tavoline sot ,kryeparrlamentari feston party/ditelindjen si nji multimiljarderr !
Kush me thot tashme se c’po ndodhe ne kte Bote ?
C’duhet te bejne shqiptaret sot ?