Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: G99: Më në fund Berisha e pranoi taksën progresive dhe po e aplikon
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > G99: Më në fund Berisha e pranoi taksën progresive dhe po e aplikon
Politike

G99: Më në fund Berisha e pranoi taksën progresive dhe po e aplikon

redaktor
Published March 26, 2013
Share
SHARE

“Me heqjen e tatimit për pagat deri 30 mijë lekë praktikisht sistemi ynë është kthyer në sistem progresiv. Pikërisht atë sistem që z. Berisha deklaron se nuk do ta zbatojë, sapo e ka vënë në jetë”, tha në një deklaratë për shtyp Ervin Mete, kryetar i Grupit G99.

“Kjo është arsyeja pse ne me kaq forcë e prej kaq kohësh po theksojmë nevojën e një sistemi tatimor progresiv. Kur themi se do të vendosim një sistem progresiv, nuk kemi parasysh vetëm tatimin mbi të ardhurat, por të gjitha lëvizjet në komponentët e sistemit tatimor që do të lehtësojnë tatimin mbi shtresën e varfër dhe do të realizojnë një rishpërndarje të shëndetshme të të ardhurave duke afruar shtresat. Tatimi më i lartë që paguan sot qytetari i varfër shqiptar nuk është ai mbi të ardhurat por është tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është në fakt një tatim mbi konsumin. Është e domosdoshme që të hiqet TVSH për shpenzimet më jetike të familjeve të varfra, në mënyrë që realisht të nxitet konsumi dhe realisht të mund të lehtësohen shpenzimet e tyre. Është gjithashtu e domosdoshme, që në tërësinë masave të mund të rishikohen shërbimet sociale dhe ndihmat e drejtpërdrejta që ju jepen këtyre familjeve, të cilat sot keqmenaxhohen e shpërdorohen, por që mund të kthehen lehtësisht në një mjet shumë efektiv për të adresuar vështirësitë e shtresës së varfër.

Lëvizja e bërë nga qeveria, edhe pse deklarohet se bëhet për të rritur konsumin, përveç se tregon mungesë alternativash dhe idesh origjinale, si dhe pranon de fakto politikat fiskale të gabuara të qeverisë, është në fakt shprehje e qartë e nevojës për të lehtësuar barrën e palogjikshme dhe shumë të rëndë tatimore mbi shtresat e varfra të popullsisë. Edhe pse lëvizje elektorale, është lëvizje në drejtimin e duhur përderisa hedh bazat për progresivitetin e sistemit tatimor në Shqipëri”, përfundoi Mete.

redaktor March 26, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?