“Gabim që s’duhet e s’do të ndodhë më”

Dita

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qenë i vetmi që ka folur pas takimit të krerëve të shtetit të Kosovës, pas ngjarjeve të një dite më parë me shtetasit turq që u arrestuan dhe u deportuan drejt Turqisë.

Ai është shprehur se ngjarja e djeshme ka qenë një gabim i dëmshëm për qytetarët dhe Republikën e Kosovës.

“Ka pasur defekte brenda funksionimit të institucioneve tona dhe dje ka ndodhur një gabim. Nuk duhet dhe nuk do të ndodhë më kurrë një gjë e tillë. Ai i djeshmi ishte një gabim i dëmshëm për qytetarët dhe shtetin tonë”, ka deklaruar Veseli.

Ai shtoi më tej se janë duke u marrë të gjitha masat, teksa garantoi se do t’i shkojë deri në fund çështjes.

“Kurrë më shumë sesa sot na duhet besimi i qytetarëve”, tha ai. I pyetur se përse presidenti Hashim Thaçi ishte larguar nga takimi më herët, Veseli nuk dha asnjë përgjigje, sikurse dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Në takim ishte presidenti, kryeparlamentari, kryeministri, zv.kryeministrat Limaj, Pacolli dhe Hoxhaj, si dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

s.a/dita

Share This Article
4 Comments
  • Gabim! Gabim!
    Kafshe parahistorike! Ky eshte krim. Jeta e atyre njerezve tani varet ne nje pe. Ata do te vuajne e torturohen ne burgjet turke dhe mund edhe te vriten. Ato familje do mbeten pa burra, dhe femijet pa eter.
    Ndersa ju thoni gabim.
    Uroj me gjithe shpirt dhe lutem qe t’u revokojne pavaresine.

    EU, please revoke Kosovo independence.

  • Nqs ky veseli qenka merakosur kaq shume,per kete TURP te madh,per drejtuesit e Kosoves,trgon shume qe Kosova,eshte handikape si shtetformim,por ne se Veseli thote qe ne u turperuam si shtet,atehere ,ne jini burre shteti ,kerkoni te largohet ambasadori turk nga KOSOVA,i i padeshirueshem.

  • Kosova s’eshtene terezi, turp edhe gabim.

    Mes te tjerash, kete bashkepunim antinjerezor me Erdoganin do ja u rregjistrojne serbet ne llogarine qe mbajne per Kosoven perballe botes nderkombetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *