Gabimet e PD-së: Ristani, Noka, Kaçi

anazapta

Demokratët duken se nuk po e kapërdijnë dot faktin që në krye të opozitës në Kuvend ndodhet Sali Berisha dhe Kastriot Islami. Këtë mllef, ata e shkruajnë te Lul Basha në Facebook. Një prej tyre, që thotë se është anëtar i PD dhe ish i përndjekur, i bën një analizë situatës brenda PD duke kritikuar dhe strategjinë e Bashës. Ja ç’i shkruan një në faqen e FB-së, Bashës:

“Kryetar, jam që nga viti 1992 anëtar i PD-së dhe kam fisin nga të dy krahët të përndjekur e me pushkatime nga regjimi i Enver Hoxhës. Kam dëgjuar parlamentin të enjten dhe të them të drejtën për herë të parë i kam dhënë të drejtë Ramës. Si është e mundur që e ke lënë drejtimin e Grupit në dorë të Islamit dhe Berishës. Pash nderin ose ndrysho situatën se po na drejtojnë enveristët. Është e disajta herë që po vepron gabim. Kur Rama fut në punë njerëz të inkriminuar dhe të dënuar më parë, ti nxjerr në konferencë për mediat Arben Ristanin, kur flitet për policinë, ti nxjerr Flamur Nokën, kur flitet për të përndjekurit ti nxjerr Berishën dhe Islamin. Nuk e meritojmë një tallje të tillë ne si demokrat po as dhe si qytetar. Të përshëndes nga Vlora”. Luli, dëgjoji dashamirësit se me ty e kanë.

Share This Article
2 Comments
  • Mundohem qe ti degjoj po ku me le Saliu me Griden,nuk ndahen dote nga njeri tjetri,deputetet nuk jane te mite po sipas oreksit te Saliut.Ai beri listat ai drejton me list PD-ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *