Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
E kam theksuar dhe herë tjetër se në emër të së mirës, Edi Rama ka sjellë të keqen për popullin. Ku bazohet kjo kritikë? Në ndryshimet e kushtetutës si dhe ndërtimi i një qeverie me ministra të papërshtatshëm (të korruptuar ose të paaftë). Edhe me partinë, largoi nga organet vendimmarrëse njerëzit e aftë dhe me eksperiencë, influencoi për të mos u shfaqur në media mendimet kritikuese për të dhe suitën servile. Shkatërroi grupin parlamentar si duke mos lejuar diskutimet e shumë parlamentarëve që kishin analizë reale që e quanin atë fajtor të gjendjes në parti; po kështu edhe futjen e shumë deputetëve të inkriminuar, për të cilët kryesia e PS ishte e informuar. Duke mos dashur të zgjatem, ta shikojmë drejt reformën në drejtësi, ku kërkesa për ndryshimin e kushtetutës këtë herë duhet të jetë e studiuar dhe e peshuar mirë.
