Megjithëse Rusia ka nisur sulmet ndaj bazave të IS-it në Siri, Shtetet e Bashkuara nuk do të bashkëpunojnë me Moskën për këtë qëllim.
Sekretar amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter thotë se qeveria ruse po ndjek një strategji të gabuar dhe me të “meta tragjike”.
“Pavarësisht se çfarë thonë rusët, ne nuk kemi rënë dakord që të bashkëpunojmë me Rusinë për aq kohë sa ajo vazhdon të ndjekë një strategji të gabuar”, ka thënë Carter në një konferencë për media në Romë.
Zyrtari i lartë amerikan tha se SHBA-të besojnë se Rusia nuk po godet vetëm në drejtim të Shtetit Islamik, por edhe në drejtim të objektivave të grupeve që kundërshtojnë regjistrimin e Assadit. “Ky është një gabim fondamental”, ka thënë Carter.
SIRIA DO TE BEHET NJE BANJO GJAKU, PO DERGOI, RUSIA 150,000 TRUPA TOKESORE, SIC ESHTE SHPREHUR.
Ka qe kur u pushtua Iraku qe lindja e mesme eshte bere banjo gjaku
Me keq se eshte nuk behet.Islamiket jane rrezik per qyteterimin .