Gabimi i parë i Kurtit kryeministër, sipas Partisë Demokratike të Kosovës. Përgjigja e tij: Me vaksinimin tim dua të inkurajoj qytetarët të…

Rovena Cerka

Partia Demokratike e Kosovës e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për faktin se ai e mori i pari vaksinën.

Përmes zëdhënësit të PDK Avni Bytyçit, kjo forcë politike u shpreh se ka kategori të tjera më të riskuara që duhet të vaksinoheshin të parët.

Kurti e ka kaluar Covid-19, e sipas PDK duhet të vaksinohej i fundit.

“Së pari, le ta kryej punën e tij si kryeministër e le t’i sigurojë dozat tjera. Këto vaksina janë lëmoshë për kategorinë më të rrezikuar e jo për politikanët, që edhe ashtu i kanë kushtet e shërbimet më të mira. Nëse nuk ju duken këto argumente të mjaftueshme, shikojeni kancelaren gjermane, Angela Merkel që e pret rendin e saj, edhe pse vaksina është zbuluar nga dy shkencëtarë gjermanë”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u vaksinua të hënën në Prishtinë.

Kurti tha se me shembullin që dha do të inkurajojë të gjithë qytetarët që të vaksinohen dhe të heqin dilemat.

“Me shembullin tim dua t’i inkurajojë të gjithë qytetarët të vaksinohen dhe të heqin dilemat. Vaksinimi është i nevojshëm, po përballemi me një pandemi të vështirë dhe zgjidhja përfundimtare është vaksinimi i popullsisë ”, ka deklaruar Kurti.

Të martën do të nisë procesi i vaksinimit të mjekëve dhe personave mbi 80 vjeç në Kosovë.

Shumica e liderëve në botë kanë vepruar njësoj si Kurti, duke marrë vaksinën të parët për të siguruar popullsinë se nuk ka asnjë rrezik.

 

c.r/ dita

Share This Article
8 Comments
  • Shumica e liderve ne Bote e moren vaksinen te paret kur kishte dyshime thuhe ato se kishin efekte anesore dhe nuk kishin te dhenat qe jane sot.
    Pra eshte e tepert te tregohesh “trim” kur keto vaksina jane bere ne miliona e miliona njerez ne Bote.
    Kryeministri Kurti te merret qe te siguroj sasi te medha per te bere vaksinimin masiv te qytetareve kosovare, te tjerat jane reklame dhe llogje Kavje.

  • O kafshe te Kosoves,qe kritikoni Albin Kurtin!
    Edhe Trump u vaksinua i pari,por edhe sikur Albin Kurti te ishte vaksinuar i fundit,ju prap do llapnit se Albini nuk kishte besim tekvaksinat,prandfaj nuk e beri i pari!
    Kesaj i thone qe “Cfare uji i ke dhene gomarit”?

  • Kur e bën vaksinën MJEKU i pari, u jep garanci qytetarëve për efektshmërinë.
    Kur e bën POLITIKANI u jep përshtypjen qytetarëve se është frikacak dhe qelepirxhi.
    Keqardhje me qënë se janë shumë pak vaksina dhe shumë më shumë nevojtarë.

  • Per Partine Demokratike te Kosoves,kam vetem nje pergjigje:Populli thote,cfare uji i ke dhane gomarit,te ftohte,apo te ngrohte-E paske ftof gomarin,e paske djeg gomarin!!! Po ta linin pa uje,do thonin,e paskan thare (ngordh) per uje.Ma turp .nuk do degjojme ne Kosoven e kesaj Partie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *