VIDEO/ Gabimi, kolumbiania shijoi kurorën e Mis Univers vetëm për disa minuta

Saimir Lleshi

Gati sa nuk e la fryma kur iu tha se do të fitonte Mis Universin, por shpejt emocioni i shkaktuar u kthye në një mërzitje.

Prezantuesi e ngatërroi, duke e cilësuar si Mis Universi bukuroshen kolumbiane, por pak momente më vonë prezantuesi kërkoi falje. Vajza nga Kolumbia Ariadna Gutierrez u detyrua t’ia dhurojë kurorën mis Filipineve Pia Alonzo Wurtzbach.

Me shumë mundësi, spektakli nuk do të kishte kaq vëmendje nëse nuk do të ndodhte gabimi në fjalë.

Edicioni i 64-t i spektaklit u zhvillua në Nevada të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Steve Harvey, moderatori i programit tha se gabimi ishte vetëm i tija dhe se kërkonte falje për gjithçka kishte ndodhur. Vajza nga Kolumbia zuri vendin e dyte.

Harvey ka kërkuar falje edhe përmes rrjetit Twitter, postim tek i cili brenda pak orësh janë bërë mbi 50 mijë komente. /Dita/

https://www.youtube.com/watch?v=YhiYX75kQpw

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *