Gafa e CNN, shpallet i vdekur legjenda Pele

anazapta

Edhe mediat më prestigjoze gabojnë. Në emisionin e mëngjesit “New Day” në CNN është transmetuar lajmi se legjenda e futbollit  brazilian Pele kishte ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Ky lajm është shpërndarë menjëherë në rrejtet sociale si Twitter, duke shokuar jo vetëm ndjekësit e futbollit.

Megjithatë në një hark të shkurtër kohor ky lajm është përgënjeshtruar nga CNN. Tre herë kampioni i botës, i cili është ende 73 vjeç dhe jo 74, në momentin e publikimit të lajmit ka qenë duke udhëtuar nga Londra në New York në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.

I njëjti emision ka publikuar më pas në Twitter se e kishte fshirë lajmin dhe i ka kërkuar ndjesë Pelesë dhe ndjekësve të tij në këtë rrjet social.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *