Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha përmes një mesazhi në Facebook ka uruar korçarët për sukseset në Europë. Por Sali Berisha në këtë rast bën një “gafë” të vogël në urimin e tij pasi i uron në fund Skënderbeut suksese në Europa League duke ndjellë se korcarët do eleminohen nga play-off i Champions League.
“Skënderbeu në zenit! Urime, bëri historinë me fitoren e djeshme, me golat e Salihit dhe Prognit në portën e ekipit të Milsamit.
Kampioni ynë arrin për herë të parë në “play-off”-in e “Champions League” dhe kualifikohet në fazën e grupeve të “Europa League”.
Le t’ju përcjellim ne, të dashur miq, ekipit tonë kampion, lojtarëve, kapitenit, trajnerit, tifozëve dhe sponsorizuesve urimet më të përzemërta për këtë sukses madhor e historik të futbollit shqiptar. Le t’u urojmë kampionëve suksese për në “Europa League”! Urimee!”, shkruan Berisha në facebook.

Ky na tregon rrugen ne ore..po te mos ishte ky ne akoma do ishim te pisha e kandili..po mbylle mor haleen,mbylle se le nam!!
Kam pas nje komshi, Xonin.
Ne nje film me MAFIA-n ne Kinema REPUBLIKA befas Xoni berinje pyetje “filozofike”: Ej po kush jan partizonet ktu, se po vriten e spo e morr vesh pse po vriten.
Ene Sala, Xon esht nga menja!
dhender serbie!
C’na gjeti me kete psikopat klasik…
E njoh mire. Eshte i vetmi njeri qe nuk ka gjuajtur nje here te vetme nje top me kembe. Ky s’ ka patur rini, e ka patur mendjen per t’ u bere peshqesh per ne, popullin.
O Birish Sheqeren ku ta kesh…