Koncerti i Rita Orës në Prishtinë për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës është komentuar nga pjesa më e madhe e mediave botërore, të cilat kanë vlerësuar performancën e këngëtares shqiptare.
Tabloidi britanik “Daily Mail”, që ka pasqyruar gjithashtu vizitën e 27-vjeçares shqiptare ditën e djeshme në Prishtinë, ka bërë një gafë duke thënë se “Rita Ora” feston 10-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës.

Më pas artikulli vijon me takimin që Rita Ora pati me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ditën e djeshme. Në një artikull të dytë, “Daily Mail” flet për koncertin madhështor që u mbajt mbrëmë në Prishtinë, me të ftuar speciale këngëtaren shqiptare.
“Ajo u kthye në vendin e saj të origjinës në Kosovë për të shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë nga Serbia. Rita Ora nuk i zhgënjeu fansat e saj kosovarë kur mbajti një koncert të mrekullueshëm në Prishtinë”, shkruan “Daily Mail”.
Pas koncertit të djeshëm në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytetin e Kosovës, Rita Ora u kthye sërish në Britani.
o.j/dita










Kur i thane Bush Junjorit se do te shkonin per nje vizite kortezie ne Shqypni ai pyeti:
KU NDODHET KY VEND QE S’JA KAM DEGJUAR EMRIN? NE CILEN ANE TE AFRIKES? NE ATE LINDORE APO PERENDIMORE?
o” Intelektual ”nuk eshte e thene qe Bush ti dije gjithe shtetet e botes ..Hilari nuk mbante mend emrin e presidentit te Rusise kur ishte Medvedev