Gafa e gazetës, rikthen Gërdecin dhe Berishën kryeministër

redaktor

Ndodh që disa momente ose ngjarje mos të të hiqen lehtë nga kujtesa duke i sjellë në vëmendje herë pas here.

Ose dashje pa dashje janë momente që të shfaqen si makthe edhe kur ti nuk do!

Kështu i ndodh të përditshmes “Panorama” e cila në një shkrim të ditës së sotme ku flet për lajmin e vizitës së kryeministrit Rama në Preshevë të përmend edhe histori nga koha e Sali Berishës kryeministër.

Siç shihet në foto, në pjesën që është vënë në pah flitet për një vizitë të ish-kryeministrit në Vorë për t’i dhënë një kompjuter fëmijëve të një prej viktimave të Gërdecit.

Në këtë faqe të gazetës “Panorama” del se vendi është me dy kryeministra, një që viziton Preshevën dhe një që viziton familjen e një prej viktimave që i shkaktoi po vet, në tragjedinë 15 marsit të vitit 2008.

Me siguri që do jetë ndonjë lapsus apo mos ndoshta gazetës në fjalë i ka ngelur ende ora (edhe zemra) te koha e Berishës…

Të rikthesh Gërdecin është e frikshme, mos e bëni më as për shaka! A janë këto shenja që botës po i vjen fundi?! 🙂

2

Share This Article
1 Comment
  • Gazetari i panoramës e mori lajmin dhe fotot nga shqupi, duke kujtuar se aty është akoma qëndra e shtypit e fatmir mehdiut,djalit shpërthyes të saliut!? Gazeta panorama specializimin e ka për birra korça jo për habere? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *