Gafa e Ivankës, ngatërron futbollistin me shenjtor

Ornela

Ivanka Trump, në një restorant të Romës ku ishte së bashku me bashkëshortin, pyeti pronarin e restorantit se e kujt shenjtori ishte një fotografi e varur në mur.

Në fakt, ishte fotoja e ish-futbollistit Giorgio Chinaglia, qendërsulmues i Lazios së titullit të dytë kampion në histori.

Ndoshta, Ivanka u ngatërrua pasi fotoja e Chinaglia ishte varur mes një kryqi dhe portretit të Padre Pios. Gjithashtu, në foto, ish-sulmuesi ka shikimin të drejtuar drejt qiellit.

Chinaglia ka luajtur edhe në SHBA, me New York Cosmos, në periudhën 1976-1983, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të famshëm të Amerikës. Por, për vajzën e Presidentit Donald Trump, në vizitë zyrtare në Romë, ai ishte krejtësisht i panjohur.

Share This Article
2 Comments
  • Futbolli nuk eshte sport aq popullor ne USA, keshtu qe gjeni te tjera gjera per tu tallur me Ivanken.

  • Giorgio Chinaglia ka qene pjese i kombetares italiane ne Mynih 1974 dhe mezi e kujtojme ne qe kemi ndjek azurret ne ato vite,jo Ivanka Trump,qe nuk kishte lindur ende,qe i intereson futbolli aq sa me intereson mua big brodher.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *