Gjatë fjalës së tij në “Expo Milano” sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka befasuar të gjithë se si fliste italisht.
Në fjalën e tij, ai përgëzoi Italinë për organizimin e panairit dhe për gjërat e mrekullueshme që u prezantuan në “Expo Milano”. Kerry-t i kishte rënë në sy pica më e gjatë për të cilën ai e tha “pica gati 2 kilometër, e cila theu të gjitha rekordet”.
Pikërisht në momentin që po fliste për picën, sekretari i shtetit bëri edhe një gafë. Në vend që të thoshte “pizza che meraviglia” ai tha “pizza che merdaviglia”.

Bravo John!
Fute nje fjale te re ne fjalorin italian.
Ne fakt “merdaviglia” duhet te ishte / jete emri i dyte per Berluskonin! 😉