Gafa e kandidatit demokrat në Shkodër, citon Qemal Stafën, por e ngatërron me Migjenin

Ornela

Kandidati demokrat, profesor Romeo Gurakuqi, i pari i listës së PD në qytetin e Shkodrës ka bërë një gafë gjatë fjalimit të tij para mbështetësve të pranishëm në mitingun përmbyllës elektoral.

Në fund të fjalës së tij, Gurakuqi i është referuar një shkodrani të madh, si ka thënë edhe vetë, për të bërë një paralelizëm me situatën e sotme në Shqipëri, në pritje të republikës së re.

Ai ka cituar një nga thëniet e famshme të Qemal Stafës, por duke ia atribuuar ato shkrimtarit të madh shkodran Migjenit.

“Është më e vërtetë se kurrë profecia e një shkodrani të madh e një poeti të madh, Millosh Gjergj Nikolla. E vjetra shembet, kohët po ndryshojnë një jetë e re po lulëzon mbi gërmadhat e republikës së informalizuar”- tha Gurakuqi.

Në fakt, fjalët i takojnë hartimit të Qemal Stafës, fare i ri, mbi një temë nxjerrë nga Shileri. Hartimi u shkrua në vitin 1935, kur Qemali ishte nxënës në gjimnazin shtetëror të Shkodrës.

Share This Article
2 Comments
  • Po ku ben edhe historianin ky gurakuqesi pa le. Hajde besoi tani e pas kesaj. Ky ja fut kumbulla-rrutumbulla. Hajde nivel shkencash dhe mjere ata qe e marrin seriozisht kete birbo romeo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *