Gafa e Mesila Dodës për “Dosjen 184” që turbulloi edhe mediat

J L

Ish deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, e ftuar në emisionin “Open”, lëshoi një deklaratë të pasaktë dhe që më pas u bë virale nëpër portale.

Sipas Dodës, prokurori Vladimir Mara është kunati i shefit të Policisë së Kamzës, Sali Skura, që ka dalë në përgjime.

Njëri nga Prokurorët e dosjes 184 është kunati i njërit prej të përgjuarve. Vladimir Mara është kunati i Sali Skurës, ja pse nuk hetohet dosja zonjë”, tha në Open, Mesila Doda.

Organi i akuzës reagoi duke thënë se z. Mara nuk ka qënë asnjëherë prokuror i “Dosjes 184”, duke rrëzuar kështu pretendimin e Mesila Dodës.

Prokurori Mara ka në duart e tij vetëm “Dosjen 339”, që ka të bëjë me përgjimet në qarkun e Durrësit dhe ku është i përfshirë kryebashkiaku Vangjush Dako dhe banda e Avdylajve.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *