Bëri bujë të madhe një e ashtëquajtur gafë e presidentit Nishani në urimin drejtuar të krishterëve për Krishtlindje, duke futur krejt pa vend fjalen ‘ringjallje’, që u dedikohet Pashkëve. Lajmi qe po aq i bujshëm sa dhe grabitja e një argjendarie në TEG, meqënëse të dyja u kapën dhe u futën në neës-bare e faqe online lajmesh në të njëjtën kohë.
Eshtë vërtet një gafë, por duhen pyetur autoritetet klerikale të krishtera, nëse është e kulluar dhe e plotë si gafë, makar dhe e rëndë, apo mundet të quhet dhe thjesht gabim e të jetë i justifikuar, kushedi për ndonjë arsye që ata e dijnë më mirë. Përse e them këtë? Sepse, të ardhur nga një shoqëri ateiste, me nivelin zero të dijes minimale për një domen siç është feja, gafa të tilla në media gjatë gjithë këtyre viteve, kanë qenë gjëja më e rëndomtë, saqë kjo e presidentit, ngjan thjesht sikur të ishte një gabim drejtshkrimor, ku fjala vjen ‘ë-së’ nuk i është vënë pikë dhe është lënë ‘e’. Jo shumë larg, por vitin e kaluar, një e përditshme shqiptare quante gafë faktin se Berisha e kishte quajtur Jezuin profet. E pra, nëse është nisur nga statusi i origjinës fetare si mysliman, Berisha nuk ka bërë asnjë gafë, pasi në Islam, Jezui njihet vetëm si profet. E meqë jemi tek Berisha, gafa më e madhe që bëhet nga internaut të ndryshëm, nga ata që dje medemek llahtariseshin nga gafa e Nishanit, ishte se ai është një islamist.
Por fakti është se veç origjinës, tek Berisha zorr se gjen ndonjë tipar prej myslimani. Sakaq, kishte ndër ata internaut që gafën e Nishanit, ia dedikonit të qënurit të tij (islamist)!!! Edhe tek Nishani, pavarësisht origjinës, nuk ka shenja të ndonjë identiteti fetar, e aq më pak mysliman, paçka se dy të sipërpërmendurit, edhe mund ta pohojnë së janë të tillë. Edhe të thuash islamist është gafë më vete, pasi ky lloj termi, nuk ka asnjë lloj baze, as gjuhësore e as fetare. Pra, ta dijnë shumë prej tyre të cilët kanë qeshur me gafën e Nishanit, se janë dhe të tjerë që qeshin me ta.
Nga rubrika e përditshme Monitorime

Asnjeri nga keta udheheqsat tane te famshem nuk beson ne fe,kete e theme me bindje se jam me i vogel dhe nuk besoj se nuk jam edukuar me te qe i vogel,tani e kam te veshtire.Prandaj keta lolot qe kemi ne krye patjeter duhet te kene nje sekretar per problemet fetare dhe te mos flasin marrina para popullit.
Ik ore loqe.Është skandaloze që presidenti i republikës me një taborr këshilltarësh dhe sejmenësh nga pas tregon një superinjorancë e na turpëron para botës.Po s’e ka ai fajin, por bisha Sali që e vuri këtë derdimen në krye të shtetit.
Nuk e di kush e ka shkruar kete shkrim, por me sa duket nuk ka ditur cte beje dhe ka rrotulluar fjalet neper goje dhe i ka dale nje corbe jasht.
Fjala e pershenetjes se presidentit mor zotni eshte protokoll.. Ate e pregatisin njerez te caktuar, dhe presidenti i hedh nje sy. per ndonje pasaktesi. Dhe nuk ka nevoje te jesh i krishtere te dish diferencat midis pashkeve dhe krishtlindjeve. Dhe minimalja qe mund te dije nje njeri, qofte edhe muslim apo ateist, eshte qe pashket festohen ne prill, dhe krishtlindjet ne dhjetor. Dhe eshte fjala krishtlindje qe te jep idene se nuk eshte ringjallje. Prandaj te lutem mos shkruani brockulla. Kjo gafe tregon injorancen e thelle te punonjsit qe ka pregatitur pershenetjen si dhe te presidentit qe lexon ate qe i eshte dhene si papagall.
Dhe ai qe eshte bere per tu qeshur ketu eshte Jari dhe ti qe shkruan kodra mbas bregut me stilizim tend absurd te fjaleve. dhe qe mendon se ke shkruar dicka te mencur.
Shikojeni nga fizionomia idiote qe ka…
O JARI po me mire kishe ururar besimtaret me ndonje nga ato vjershat e tua Vaporet notojne aeroplanet fluturojne Makinat udhetojne
Sidoqoft ishte urim.Nga kjo dite filloj epoka e re e njerzimit.Te gjith bota kur diskutohet per histori te asaj kohe thuhet para e pas Krishtit.Shqiptart te merren me nevojat qe kan ne familjet e tyre et mos shkojn mbas politikanve qe e kalojn kohen duke share njeri tjetrin e nuk merren me ate qe populli I ka votuar.
Or zotni,nuk eshte fjala as per “islamist” as per ndonje epitet tjeter.Fjala eshte se kemi nje PRESIDENT qe nuk ka asnje atribut intelektual per te qene i tille.I mungon kultura universale qe eshte domosdoshmeri per nje president.Ai e ka horizontin sa ka shkollimin e mangut.Mbeshtetet vetem te Partitokracia.Ka qindra shqipetar qe mund ta zevendesojne por “partitizmi” nuk le te heci perpara shoqeria shqiptare.
ESHTE SHUM PER TE NA CUDITUR FAKTI SE SI DISA NGA SHQIPTARET E BESIMIT KATOLIK MUNDOHEN ME QEN ME PAP SE VET PAPA GJE QE NGA KENDI IME ESHTE DIQ
Pergezime per shkrimin. Ai i Presidentit ishte gabim dhe s’duhej bere – kjo s’do mend. Por te vjellesh kaq shume vrer se Presidenti nuk njihka permendesh doktrinen e njeres prej feve qe shqiptaret kane ne zemer me duket e ekzagjeruar. Pra, kritike po, ekzekutim si tradhtar te kombit jo!
Gjysma e Shqiptareve po t’i mbledhesh ( katolike, ortodokse, ungjillore) jane te krishtere. Presidenti ka detyrime ndaj popullit te vet e nese nuk praktikon fe duhet te kete keshilltare qe jane eksperte ne mardhenie me komunitetet e besimit. Eshte gafe e trashe, e pajustifikueshme dhe fyese per nga ana e mungesen se vemendjes. Besimi mund te jete pavlere per te, por ai duhet te respektoje popullin te cilit I sherben. Te kepuse ndonje gafe per Ramazan se e shikon se si I pergjigjet komuniteti mysliman. Turp.
Kryetari Nishani nuk ka ba kurrfar gabimi, sepse edhe Krishtlindja eshte ne nji fare menyre ringjallje . Me Krishtin fillon epoka e re ,kalendari i ri,kalohet nga paganizmi ne monoteizem .Ne gjuhen e vjeter Gege Krishtlindja eshte quejte Kshnella , dmth Knellje ,fjale e paster shqipe.Prandaj mos guti.
Mua me behet qejfi qe presidenti i republikes nuk i njeh,per pasoje i ngaterron datat e lindjes,te vdekjes dhe te ringjalljes se atijqe u ngjiz nga `fryma e shenjte` dhe jo nga trapi i te jatit,por nuk me vjen mire kur ben sikur i djeg zemra per krishterimin,njerezimin,paqen,lumturine e te tjera dokrra hipokrite te katunareve shqiptare,qe pasi u kapardisen mbi fronin e priftit,duke perdhosur kisha e xhamia,sot u qan shpirti per to.Ky popull eshte si ai krimineli qe vrau te atin,pasketaj qahej se kishte mbetur jetim.
Merkur, Kshnella do te thote ” Krishti ne mish” ne kuptimin e “Zoti u shfaq si njeri i gjalle”. “Ngjall” eshte fjala shqip per “n’te gjalle” ( dmth. nder te gjallet) kurse “Ringjallje” do te thote ” n’te gjalle serish”. Pa vdekjen ne kryq per mekatet tona nuk ka ringjallje. Epoka e Re njihet ne tere boten si A.D. (Shkurt per After Death). Prandaj jepi Cesarit cfare eshte e Cezarit dhe Zotit cka i takon Zotit. Mos shtrembero doktrinen qe te shfajsojme politikane injorante.
Prit sa do te degjojme ende nga ky burre shteti. Karkanaqe, nje shahist me me emer ne vitet 70 – 80 thoshte nje fjale te madhe: Bylmezi e gjen vete rrugen e humbjes. Me nje fjale ketij Kryetari shteti qe e pacim nuk i ndodhen rastesisht bylmeza ne staf. Jo ore jo. Eshte bylmez vete e stafin natyrisht e perzgjedh me standartet e bylmezllekut te tij.