Gafa e papës (VIDEO)

anazapta

Të gabosh është njerëzore, të falësh hyjnore. Thënia e vjetër mund të jetë ngushëllim për Papa Françeskun, i cili gjatë takimit të së dielës me besimtarët bëri një gafë.

Papa 77-vjeçar, ndërsa fliste në italisht, ngatërroi fjalët caso (rast) me cazzo, një fjalë që i referohet organit gjenital mashkullor, por që si shprehje e ligjërimit bisedor përkthehet në anglisht fuck ose në shqip dreqi e mori.

Gabimi i papës erdhi në momentin kur ai apeloi komunitetin ndërkombëtar për të kërkuar një zgjidhje paqësore për krizën ne Ukrainë.

“In questo cazzo (në vend të caso)…” ishte fillimi i fjalisë, e cila për pak orë kishte bërë xhiron e botës në rrjetet sociale dhe Youtube.

VIDEO:

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *