Basha vijon me gafat, kësaj radhe sërish me sektorin energjisë elektrike. Pas premtimit se “do të ulë çmimin e energjisë elektrike me 300 lekë për litër”, dje Basha nga parlamenti lëshoi akuza se “OSHEE donte t’i jepte tender ‘D.H Albania’ me vlerë 12 milionë euro”.
Në fakt, është OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit), kompania që lidhi kontrate me “D.H Albania”, dhe jo OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike).
Fakti që Basha e ka përsëritur disa herë vë në dyshim faktin se është thjesht një gafë e radhës apo demencë, por një “lapsus” i liderit të PD të bërë qëllimisht. Nëse është kjo e fundit, dakord, e bën për qëllime politike tymnaje, por nëse e ngatërron nga harresa, kjo është e serioze si pretendent për kryeministër.
o.j/dita
