GAFA / Gazetari sportiv i TCH i quan lojtarët e Kombëtares “shqipfolës”

redaktor

Ka qenë ndoshta një gafë nga padija mbi kuptimin e termave, por drejtuesi i emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel, ka prekur jo pak ndjekës të tij kur i ka quajtur lojtarët e kombëtares së futbollit “shqipfolës nga trevat shqipfolëse”.

Gafa ka ndodhur ditën e hënë, në 12 tetor, në emisionin “Procesi Sportiv”, në Top Channel ku  qenë të ftuar lojtarët e përfaqësueses shqiptare të futbollit, traineri De Biasi si dhe kryeministri Rama.

Drejtuesi i emisionit paraqiti një hartë, për të cilën shpjegoi se e kishte sjellë, citohen fjalët e tij: “për të parë se nga i kemi lojtarët e kombëtares, vijnë pak a shumë nga të gjitha trevat shqipfolëse. Kjo është një hartë futbollistike, mos ta ngatërrojmë me gjëra të tjera.”

Kastriot Myftaraj mendon se drejtusi i emisionit në fjalë duhej korrigjuar dhe kundërshtuar nga të pranishmit veçan nga kryeministri.

“Shqiptarët, në Kosovë po se po, por edhe në Maqedoni, Luginën e Preshevës, pra në trojet nga vinë lojtarët e kombëtares shqiptare, janë të njohur ligjërisht si shqiptarë, jo si shqipfolës. Sipas nenit 3 të Kushtetutës së Kosovës, Republika e Kosovës përbëhet nga shqiptarët (jo nga shqipfolësit) dhe komunitetet e tjera. Në dokumentet zyrtare të shtetit maqedon, shqiptarët e Maqedonisë quhen “shqiptarë” dhe jo “shqipfolës”. Edhe në dokumentet zyrtare të Serbisë, shqiptarët e Luginës së Preshevës quhen “shqiptarë” dhe jo “shqipfolës”. Pra, Shqipëria nuk ka përse i quan “shqipfolës” bashkëkombasit e vet, që jetojnë në trevat e tyre përtej kufirit shtetëror – thotë Myftari dhe shton:

“Pikërisht në Top Channel ka qenë i ftuar para disa viteve politikani serb i Kosovës Oliver Ivanoviç, i cili ka folur në gjuhën shqipe, madje në mënyrë shumë më korrekte se Manushi, që e përzien shqipen me spanjishte, italishte, pa përmendur anglishten. Oliver Ivanoviç, i cili sot është në burg për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës, është padyshim një shqipfolës. Ndonëse Manushi tha se nuk duhet ta ngatërrojmë hartën me gjëra të tjera, duke nënkuptuar ndryshimin e kufijve shtetërorë, ai u ngatërrua pikërisht në gjëra të tjera – ironizon publicisti kontrovers.

Në reagimin e tij Myftari thotë se “jo vetëm Manushi se edhe Top Channel e përdor rëndom fjalën “shqipfolës” për shqiptarët e përtej kufirit”.

Nëse nuk kërkohet ndjesë, atëherë lojtarët e kombëtares duhet të shpallin bojkotin ndaj Top Channel – përfundon Myftaraj

Share This Article
21 Comments
  • Gazetari ka thene fjalen ma te sakt qe ka then ndonjehere.Kosovart jan turq shqipfoles,po ata te maqedonis ata jan si arab.Te gjitha pershendetjet i bejn ne gjuhen turke.Ata si dhe te tjert derisa te bahen sic ishin para se te pushtonte turku vendin,vetem se flasin nje shqipe te sakatuer se nuk mund ti quajsh ndryshe.

    • @Mark uk

      Kurse ti Mark je një rrot k@ri që nuk e ke shokun! Po mirë mor qelbësirë, ti a mos je më katolik se hyjnori At Gjergj Fishta? Boll mor pleh antishqiptar!

  • Mark ke te drejt pjesrisht po jo te gjithe shqiptaret e Kosoves e ndjejn veten turq.
    10% te shqiptarve ne kosove jan 100% shqiptar te tjert jane turq dikush ka pranu asimilimin si budallak dikush qe ka ne gen turkun sepse 500 vjet na ka perdhunu turku e dikush pare.

    • e sakte nuk ka pyll pa derra.
      sa per kete torollakun e TCH jam i bindur qe e ka thene thjesht se eshte i paditur si trecereku i gazetarve ne Shqiperi.
      Aq mend kane, as kuptimin e termave bazike nuk njohin

  • E kunderta eshte e vërtetë 10% jane turq. Perndryshe te ishin 90% turq do mbanin flamurin e turqise jo te Shqipërisë.

  • Gazetari?

    Tek i sheh, burra e gra “gazetare” apo “reportere”, te dridhen e sperdridhen si ato qe punojne tek semafori, me ato veshjet firmato qe sikur nuk duan tu zbukurojne fytyrat prej fshataresh, me ate shqipen e perdhunuar qe flasin dhe me “rendesine” qe i japin vetes,,,,,,, nuk mund te rrish pa konstatuar se kjo qe jetojme sot, eshte koha e kuplarase dhe e atyre qe “japin e djersen e p….” per tu vetequajtur GAZETARE apo REPORTERE.
    Pshurruni more zhgarravina. Ju jeni vetem turpi i familjeve tuaja dhe i vetvetes. Gafat qe beni, nuk ua marrim per ters sepse kjo do te nenkuptonte qe dini se cfare beni dhe flisni. Ju jeni per mua, misherimi i shqipfolesit qe nuk i hyn ne pune kerrkujt.
    Shqiperia jone perfaqesohet ne televizione, nga teveqelet. Nuk e di se kush ben perzgjedhjen e ketyre “profesionisteve” dhe cfare “aftesish profesionale” duhet te kene ai apo ajo qe zgjidhet, por me sa shohim dhe degjojme prej tyre,,,,,,,,, ato aftesi duhet ti kene diku tjeter. Republike semaforesh, kjo jona.

  • MOS JA VENII VESHIN … ESHTE NJE TIP QE ESHTE FUTUR NE TELEVIZION …ME MIQ ..PA E NJOHUR HISTORINE E SHQIPERISE HEDH BADALLAI NJE GURE NE LUME DHE HOP …. JA FALNI SE E LA DITURIA MBRAPA ..

  • BEJENI NJE TEST ME GAZETARET CFARE ESHTE “SHQIPFOLES” DHE CFARE DO TE THOTE “SHQIPTARE” DHE DO SHIKONI QE KY NUK EHSTE BUDALLAI VETEM.
    MADJE JAM I BINDUR QE SHUME QE PO LEXOJNE NUK E DINE FARE PSE KY KA BERE NJE GAFE LAPERASH

  • i keni ndjekur ndonjeher keto emisionet?
    a e dini cfare mediokriteti ka aty?
    cfare traplliqesh thuhen e cfare njerezish idiote qe nuk kane asgje per te thene, rrine aty e flasin per te bere me pas ndonje status ne fb si injorante te mjere qe jane?
    e dini qe nje studio serioze TV ne perendim me nje nivel te tille si ai qe manifestohet ne shumicen e ketyre emisioneve do ishte mbyllur brenda 48 oreve nga talljet e teleshikuesve?

  • thjesht budalla
    po edhe ky Myftaraj nuk eshte me pak trap
    ndoshta ca me i lexuar se ky gazetaruci, po prap nje vanitoz i semure
    po te ish i ftuar vete ne ate emision jam i bindur qe nuk do kendonte kenge proteste tani
    keta jane te gjithe te semure per protagonizem publik
    eshte semundje e hapur ne mase ne Shqiperi i ka prekur te gjithe nga kryeministi e ish-kryeministi deri te lacat e lagjeve

  • gani usa:Me vjen keq se qenke ma turkushak se vllaznit tuaj ne kosove qe nuk kan asgja me shqiperin vetem fatkeqsisht flasin shqip,po edhe ate te sakatuar.Po edhe Berisha si ti eshte turkushak.O idiot po ku hyne berisha ne ket rast o turuluk.

  • Pellazgy eshte komplet rrot ka.. nga koka te komet. E ma veten per shqiptar 24 karatsh kur origjinen e ka nga Anadolli

  • te gjithe ata qe mbajne te tilla ligjerime gjuhesore te qellimshme,duhet zbuar prej kanalit ,ose ne raste perseritje ,gjobe titane kanalit.

    pa perjashtuar edhe burgim per propogande antishqiptare me ane te medias .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *