Një rrjetet sociale po qarkullon faqja e një të përditshmeje, ku citohen të ndjerët Ferdinand Deda e Tish Daija të shprehen për vlerat e të ndjerës tjetër, tashmë prej tre ditësh, Vaçe Zela. Janë vetë gazetarët ata që po e promovojnë fort këtë gafë në përmasat e një skandali, duke denoncuar njëherësh profanizmin e një pjesë kolegësh, sidomos ata të cilët merrem me lajmet kulturore.
Prononcimet e dyshes Deda- Daija që janë botuar në gazetë, janë marrë tip copy- paste nga një kronikë e një prej televizioneve kombëtare, ku në atë pjesë teksti që përmendeshin dy emrat e njohur të muzikës, nuk saktësohej koha kur ato ishin shprehur për Vaçen, kuptohet, vite më parë kur ishin në jetë. Dhe më pas ka ndodhur që gazetarja e gazetës (në faqet e Kulturës, shkruajnë përgjithësisht femra), ose nuk e ka vënë re këtë detaj, ose nuk ka patur njohje të thellë rreth faktit se Deda e Daija kanë ndërruar jetë para pak vitesh, duke iu gëzuar thjesht posedimit të një materiali të bollshëm e e gratis për të mbushur faqen e gazetës.
Nuk është ndonjë gjë e hatashme, në raport me zhvlerësimin që ka pësuar Kultura në faqet e gazetave. Tek ndonjë tek – tuk, ende kanë mbetur dy a tre emra të njohur të gazetarisë së Kulturës, e cila po vuan daljen jashtë “tregu”, duke u zëvëndësuar me lajme showbiz-i, nganjëherë kret ordinere. Eshtë pjesë e krizës së gazetarisë në përgjithësi, që ka si shkak sa financat e dobëta, aq dhe prirjen për gazetari interneti, përtace, fare pa dashuri, pa kreativitet e pa kredo profesionale. Në rastin e Vaçes, një gazetari e mirë do na kishte sjellë këto produkte: Sa vijonte të dëgjohej dhe sot Vaçe Zela?!; A këndonte ndonjëherë ne rrethana të jetës private?!;
Përse u largua nga skena në një moshë që edhe mund të kish vijuar të këndonte?!; Nëse Shqipëria do ishte e hapur me botën në kohën e artë të saj, a do arrinte famë të ngjashme dhe në nivele botërore?! A ishte më lart se Marinela, simotra e saj greke e së njëjtës epokë?! E.Hoxha
Natyrisht nuk ka se si te ndodhe, kur nje gazete nuk ka korektore dhe redaktore profesioniste, por punesojne ne gazetat e tyre private, kusherira, qe ndoshta e kane nje diplome, por qe gjuhen shqipe as nuk e njohin dhe as ane te ingranuar ne jeten shoqerore dhe sociale, domethen qe sdijne asgje dhe nuk i njohin figurat e kultures shqiptare.
Media koti! Thjeshte komerciale dhe promovuesh gafash. Turp! Jo pse eshte publikuar mendimi i dy prej ish specialisteve me ne ze te muzikes. Aty nuk ka shpikje gazetareske, por nje e vertete e marre ne mos gabohem shume vite me pare, ne jubilieun e ditelindjes se kengetares, e cila per shkak te semundjes ishte ndare me kengen. Por keshtu eshte kur demokracia nekuptohet dhe trajtohet si rrumpallhane. Ajo media meriton te ndeshkohet ligjerisht per shkelje te rende te etikes. Papergjegjshmeri totale.
Vace Zela do mbetet e pavdekshme se këndoi në Shqipëri, i këndoi popullit, i këndoi jetës të cilën e jetoi, këndoi shqip dhe prandaj këngët e saj prekin të madh e të vogël. Zëri është brilant dhe ka vlera se i është kënduar gëzimeve dhe brengave të populli tonë. Kur mora vesh vdekjen e saj, duke qënë se isha në punë, e ndava dhimbjen me kolegët e mi të punës. Vura këngët shqip por gjeta dhe një këngë spanjolle, Esperanca. Një nga kolegët flet spanjisht dhe kur e dëgjoi i pëlqeu shumë. Mgjt gjithshka në kohën e vet, Vacja i përket kohës që jetoi dhe këndoi…ajo kishte kohë të jepte kontributin e saj edhe pas 90-ës por Vacja nuk i përshtatej kësaj kohe, i vetmi televizion deri në 97-ën, RTSH as nuk e lodhi kokën të merrte perlat e ti promovonte. Vacja këndoi se i këndoi zemra për kohën që jetoi…artiste e popullit që në 1977, popullit do i përkiste.
vacja keshtu vacja ashtu,,,,,,na merziten me kto komente leshi,,,,,per pak po na del me atdhetare se ismail qemali ajo,,,,,ishte e mire se nuk kishte konkurrence edhe i sherbeu sistemit me kenget qe kendonte,,,,,,,,,ishte atdhetare po aq sa eshte ismail kadareja,,,,,,,ne momentin e pare iku edhe su kthye me, gje qe po te kishte mundesi do ta bente edhe me pare,,bejne ca krahasime me minen qe vacja as nuk i vjen te kembet mines,,,,,,,gjithsesi ju prehte shpirti ne paqe se kta qe e ngrejne ne maje sot duan vetem pak reklame per veten e tyre,,,,,,,,, “rrofte realizmi socialist” …..!!!!!!!!!!!!!
“Artistet per Vace Zelen ” une e kuptoj ndryshe nga autori qe perpiqet te denigroje disa ‘femra’ ne nje te perditshme (nuk ju ofendoj E H ) :
Sipas faksimileve te mesiperme na jepet nje permbledhje e nmendimeve te artiseteve, pavaresisht kohes kur jane shprehur . Te nderuarit artist jane ne jete a jane larguar prej saj, kane lene ne celuloid te skalitur mendimin e tyre te cilin ne mund ta lexojme e komentojme kur na nevojitet.
S’duhet te abuzojme me koleget ‘me ca vetetima ne qiell te kaltert’…
Franklin ka pas thene ” Ose shkruaj dicka qe ja vlen te lexohet,ose beje dicka qe ja vlen te shkruhet”
(Nuk dua t’a besoj se do censurohet duke aluduar per ndokend)
kjo gazete ka rrjedhur kurse ai qe e rimori ka pjerdhur.