Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Gafa në samit, zbulohen të dhënat personale të liderëve të G20-s
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Gafa në samit, zbulohen të dhënat personale të liderëve të G20-s
BoteLajme Flash

Gafa në samit, zbulohen të dhënat personale të liderëve të G20-s

redaktor
Published March 31, 2015
Share
SHARE

Një seri gafash janë bërë nga Ministria e Emigracionit në Australi, kur në këtë vend mbahej samiti i liderëve të vendeve të grupit G20.

Kjo, pasi të dhënat personale të liderëve botërorë janë publikuar gabimisht nga ky institucion, që nuk e ka konsideruar të nevojshme të njoftonte krerët e shteteve për shkelje të privatësisë.

Lajmin e bën të ditur britanikja “The Guardian”, sipas të cilës mes “viktimave” të gafës së qeverisë australiane janë presidenti amerikan Barack Obama, ai rus Vladimir Putin, kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri britanik David Cameron.

Një punonjës i ministrisë ka publikuar gjithashtu të dhënat e pasaportave, vizave dhe dokumenteve të tjera, duke u dërguar gabimisht të dhënat me email organizatorëve të Kupës së Azisë në futboll, të mbajtur në janar.

Nga “The Guardian” mësohet se punonjësi i ministrisë ka gabuar adresë kur ka dërguar mesazhin elektronik, marrësi i saktë i të cilit duhet të ishte shefja e tij, konkretisht drejtoresha e seksionit të vizave në Ministrinë e Emigracionit.

Një zyrtar i dikasterit, në përpjekje për të qetësuar situatën, ka deklaruar se e gjitha kjo ka qenë një gabim njerëzor, duke mohuar mundësinë që të ketë qenë e qëllimshme.

Ai ka theksuar se, mungesa e elementëve të identifikimit personal të liderëve botërorë kufizon ndjeshëm rrezikun e shkeljes. Nga ana tjetër, marrësi i paautorizuar i email-it e ka fshirë atë dhe më pas ka boshatisur “koshin” e dokumenteve të eleminuara.

Zyrtari i Emigracionit kishte rekomanduar pas ngjarjes që liderët botërorë të mos viheshin në dijeni për këtë shkelje të të dhënave personale, duke parë se rreziqet për rrjedhje të të dhënave ishin të ulëta.

redaktor March 31, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?