Gafat e ministrave në Samitin e Diasporës, plateja shpërthen në duartrokitje

DITA Online

Samiti II i Diasoprës është shoqëruar me disa probleme, gafa e lapsuse, të cilat kanë sjellë jo pak humor tek të pranishmit, por që gjithsesi janë kaluar me sportivitet.

Në Samit II të Diasporës, kanë marrë pjesë figura të shquara dhe shqiptarë të famshëm në botë.

Ndër personat që folën dhe dhanë trofe për shqiptarët që kanë lartësuar imazhin e vendit në botë, ishte dhe ministri në detyrë Gent Cakaj, i cili teksa u përpoq të recitonte vargjet e poemës ‘Bagëti e Bujqësi’ të Naim Frashërit është ngatërruar, i ndikuar dhe nga emocionet.

Atje lind dielli i gëzuar, – dhe tha… – atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Duartrokitje në sallë për t’i larguar emocionet) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar/ Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër ditë’, u shpreh Cakaj.

Vargjet e sakta të poemës së Naimit janë:

Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,/ Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;/ Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,”

Ndërkohë që pas gafës së Gent Cakajt, radhën e pati ministria e Kulturës, Elva Margariti, të cilën po e citojmë: “Ju ftoj të shkruani emrin tënd në muzeun tuaj të diasporës”. Në fakt duhej të shqiptonte: “Ju ftoj të shkruani emrin Tuaj…”

Ministrja e Kulturës e fillon me shumës, e vazhdon në njëjës dhe e mbaron po në shumës fjalinë, gjë që tregon dhe formimin e saj në fushën e sintaksës.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Mos qeshni shoke se keta jane zhenite e rilindjes. Qy mekembesi i Rames ne ministri ka bere 10 shkolla njekohesisht pa ditur shkrim e kendim.

  • Mjere pushteti qe ka keto xhevahire per te na udheheq dhe drejtue vendin.
    Nuk ka pse te shqetesohemi mbasi “Gafa” jemi e njerez bejme.U uuuuuuuuuuuu me falni dhe une gabova.Por nuk prishet fare puna mbasi nuk gjindem ne pushtet por qe kam te dhena fantastike per pushtet rilindje.Rri ne pritje per ndonji cope karrige mbas zgjedhjeve te pergjitheshme 2021 meqe gezoj nivelin e diplomatit zotri diplomat dhe zonjes gjithe kulture e art per tu admirue si ma siper.
    Rrofte demokracia me elmenet pravie guzhinet.

  • O pika pika mender milet:
    Injoranca si gjithmone sheh siperfaqen dhe e ka te pamundur te futet ne thellesi.
    E pra,ndjehet me mire,ky lloj mileti per dekada rrjesht,kur banda e kullave i vret dhe i vjedh ndyre duke u bere shurren dhe mutin e ngrohte me ere siper.
    Respekte ministrave per punen qe bejne!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *